Dy blloqet politike kanë qëndrime të ndryshme për ndryshimet kushtetuese, ndërsa tashmë kanë rënë dakord për temat e tjera si luftën kundër krimit, korrupsionit dhe sundimin e ligjit.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka thirrur në bisedë ambasadorin serb në Tiranë, Sllobodan Vukçeviq, dhe i ka kërkuar sqarime për një deklaratë të bërë nga zëvendëskryeministri, Aleksandar Vulin, në lidhje me një takim që ka zhvilluar kryeministri shqiptar, Edi Rama, në Greqi.
Gjermania dhe Ruanda janë “sponsorizueset” e rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë.
Reformimi i administratës publike në Maqedoninë e Veriut është më se i nevojshëm, thonë njohësit e çështjeve juridike.
Me Greqinë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nisi një turne që synon mbledhjen e mbështetjes për Partinë e tij Socialiste edhe në mesin e diasporës shqiptare.
Greqia e ka kërcënuar Shkupin se mund të përballet me pasoja në procesin e integrimin evropian nëse shkel Marrëveshjen e Prespës, sipas së cilës Maqedonia e ndryshoi emrin në Maqedoni të Veriut.
Ekspertët e arsimit thonë se vlerësimi i provimit të Maturës Shtetërore duhet të ketë rregulla të qarta dhe rigoroze në mënyrë që notat që do të merren, të jenë të përcaktuese për sa i përket orientimit të nxënësve në fakultete.
Për gati 400 vjet, një xhami osmane e shekullit të 16-të ishte në Banjallukë, por u rrafshua nga eksplozivët në mes të natës, më 7 maj, 1993. Dhe, më 7 maj të këtj viti, 31 vjet pas shkatërrimit, xhamia e rinovuar Arnaudija u rihap.
Më shumë se gjysma e deputeteve, edhe atë 23, janë nga VMRO DPMNE-ja, e cila doli fituese në zgjedhjet parlamentare duke siguruar 58 deputetë.
Partia fituese e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, VMRO DPMNE, dhe koalicioni opozitar VLEN kanë bërë të ditur nisjen e bisedimeve për formimin e qeverisë së re.
Mbi 23.5 milionë euro fituan tri kompani ndërtimi në Serbi, të cilat gjenden në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në vitin 2023.
Për herë të parë që nga pavarësimi në vitet ‘90, Maqedonia e Veriut zgjodhi një grua për presidente të shtetit.
Shfaq më shumë