Ambasadori veteran Joey Hood, diplomat karriere, i cili ka shërbyer me fokus në Lindjen e Mesme nën disa administrata amerikane, thotë se Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë nxjerrë mësime të forta nga kapitulli i ri i dhunshëm në dekadat e armiqësisë mes tyre.
Kur sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, doli në skenë në Institutin Reagan më 9 prill, ai përcolli një mesazh pragmatizmi, më shumë sesa paniku: NATO-ja nuk është një forcë e konsumuar në krizë, por një shtyllë në tranzicion.
Pas arritjes së armëpushimit dyjavor në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, një banor i Teheranit ia ka dërguar një mesazh Radios Farda, shërbimit të Radios Evropa e Lirë në gjuhën persiane, duke folur për qetësinë që vërehet në qytet pas ndaljes së bombardimeve.
Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se e thirri në takim të enjten ambasadorin e Irakut për t’i dënuar “sulmet e rënda terroriste” nga grupe të armatosura të mbështetura nga Irani ndaj interesave amerikane në Irak.
Nëpërmjet këtyre fotografive mund të shihni se si lufta në Lindje të Mesme është duke lënë gjurmë në gjithë botën.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kritikuar ashpër Teheranin lidhur me synimet e tij për Ngushticën e rëndësishme të Hormuzit, pak kohë para se zyrtarë të lartë amerikanë dhe iranianë të mblidhen në Islamabad për bisedime të rëndësishme paqeje të premten.
Mes raportimesh se Irani dhe Shtetet e Bashkuara janë duke e konsideruar vendosjen e një takse për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, njohës të çështjeve detare paralajmërojnë se një vendim i tillë mund të ketë efekt zinxhir edhe në shtetet tjera.
Qendrës humanitare serbo-ruse i janë ndarë pothuajse 2.3 milionë euro nga buxheti i Serbisë gjatë dhjetë vjetëve të fundit, tregon një hulumtim i Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se forcat amerikane do të mbeten të vendosura “në dhe përreth Iranit” derisa të arrihet një “marrëveshje e vërtetë”.
Pakistani duket se ka arritur një përparim të madh diplomatik duke luajtur një rol proaktiv në ndërmjetësimin e një armëpushimi 14-ditor dhe duke krijuar bazën për bisedime mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në Islamabad më 10 prill.
Iranianët ndihen të lehtësuar, por edhe të shqetësuar pas marrëveshjes për armëpushim dyjavor me Shtetet e Bashkuara. Disa nga ta presin ditë të vështira, por, njëkohësisht, kërkojnë që Qeveria e tyre t’i rikthejë të drejtat themelore dhe t’i lirojë të burgosurit politikë.
Shtetet e Bashkuara dhe Irani ranë dakord për një armëpushim dyjavor, të ndërmjetësuar nga Pakistani, i cili bazohet në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit nga Irani.
Shfaq më shumë