1989: Kthim mbrapa

1989: Shpalosja e një revolucioni

Në gjithë Bllokun Lindor, qeveritë shtypëse kanë menduar se janë duke formësuar të rinjtë në një qytetari komuniste të së ardhmes. Mirëpo, ato kanë qenë gabim.

Autorë: Andy Heil dhe Wojtek Grojec

Përktheu: Krenare Cubolli

" Gjithmonë të përgatitur!" Për dekada, kjo ka qenë thënie e pionerëve, një grupi të të rinjëve, të cilët kanë qenë pjesë e përpjekjeve komuniste për indoktrinim, duke shënjestruar fëmijë nëpër shkolla në gjithë Bashkimin Sovjetik dhe shtetet e tij kliente.

Mirëpo liderët komunistë të Evropës Lindore kanë bërë të papriturën 30 vjet më parë, duke nisur greva masive dhe protesta pro-demokracisë në rajonin e Moskës.

Revolucioni paqësor ka krijuar hapësira në Perden e Hekurt dhe ka rrëzuar rregullin e një partie në pushtet në Poloni, Hungari, Gjermaninë Lindore, Bullgari dhe Çekosllovaki. Kryengritja e Rumanisë, e përcjellë me dhunë, ka ndodhur më vonë.

Tashmë kishin dështuar përpjekjet për dekada të Kremlinit ku përfshihej censura, izolimi dhe kërcënimi kulturor e ideologjik. Fëmijët kishin pasur më se të drejtë.

Më poshtë prezantohen tregime personale dhe historike, bashkë me shenja të zhgënjimit çekosllovak, që ka ekzistuar në prag të Revolucionit të Kadifenjtë.

Valixhja e Komunizmit

Edhe nxënësit që nuk kishin njohuri për sistemin, po ndiqeshin nga autoritetet për të qenë pjesë e një shoqërie komuniste, e cila në fund të viteve 1980 ka qenë në frymëmarrjen e fundit.

1 2 3 1 3 2

Kukulla “Monchhichi”

Lodërat “perëndimore” kanë qenë ndër artikujt më të pëlqyer të fëmijëve. Mirëpo ata është dashur të kenë ndonjë familjar të besueshëm të regjimit, në mënyrë që të udhëtojnë në perëndim për të marrë me vete gjatë kthimit gjëra të tilla.

Komunistët e mirë nuk kanë marrë pushim gjatë fundjavës apo muajve të verës.

Koha për “qejf”

Klubet pas shkollës.1 Udhëtimet në kampe.2 Kurset me biçikleta.3 Të gjitha këto janë organizuar nga Partia Komuniste apo zëvendësuesit e saj, të injektuara me një zell ideologjik.

Lëvizjet e unioneve për tregti janë rritur shpejt prej Pranverës së Pragës, tri dekada më parë dhe janë dominuar më së shumti nga përkrahës të linjës së ashpër, që kanë kontrolluar vende të fshehta për relaksim. Kjo gjë ka ndihmuar që idealet komuniste të renditen në vend të parë, prindërit të jenë në vende të punës dhe mendja të mos fokusohet në vuajtje.

Të vetëm në shtëpi

Shumica e grave në Evropën Lindore komuniste kanë punuar, ndonëse për pak para dhe të nënpërfaqësuara në krahasim me kolegët e tyre meshkuj. Kjo situatë është përkthyer në shumë fëmijë të mbyllur në shtëpi.

Të hollat argëtuese

Familjet fatlume që kanë pasur mjaftueshëm kuponë “Tuzex”, kanë shkëmbyer të njëjtit me artikuj jashtë kufijve, duke përfshirë lodërat, ushqimin, pajisje elektronike apo edhe një palë xhinse. Autoritetet çekosllovake kanë shfrytëzuar këtë skemë dhe rreth 170 dyqane Tuzex në gjithë shtetin deri më 1988, për të siguruar ndonjë valutë që disi ka arritur në duart e qytetarëve.

Disqet Merkul & Krtek

Popullariteti i disqeve stereo ka inkurajuar kopjimin e tyre në gjithë botën. Ish-pronarët hebrej të kompanisë prodhuese çekosllovake kanë shpëtuar fillimisht nga pushtimi nazist dhe më pas komunizmi. Kompanitë konstruktuese të metaleve janë bashkuar me inxhinierë për të rritur fuqinë punëtore. Për zhanrin e fëmijëve janë krijuar disa prej projekteve më kreative gjatë periudhës së socializmit duke përfshirë realizimin e Zdenek Milerit, Krtek. 3

Thjeshtësia

Udhëheqësia komuniste ka eliminuar të gjitha elementet vetëqeverisëse të sistemit shkollor çekosllovak deri në fillim të viteve 1950. Qëllimi kryesor ka qenë drejtimi i komunistëve të rinj në frymën e leninizmit. Mirëpo kjo gjë ka rezultuar edhe me shkallë të lartë të shkrim-leximit.

Kodi i Pionerëve

Fëmijët e moshës 6-15 vjeç kanë kaluar një pjesë të madhe të kohës me miqtë e tyre “pionerë” në një faksimile komuniste të lëvizjes informatore. Pajisjet kryesore të pionerëve kanë qenë: flamuri shtetëror, një libër i hapur dhe një ndezëse flake e kuqe.

Pionerët kanë mësuar për mbijetësën, bashkësinë dhe ishin në kërkim të njohurive, mirëpo ata mësuan edhe për socializimin e marksizëm-leninizmin. Në fillim të viteve 1980, katër nga pesë çekosllovakë kanë qenë anëtarë. Gjatë muajve të Revolucionit të vitit 1989, pionerët janë shpërndarë.

Një madhësi për të gjithë

Në mesin e kombeve sllave, lëvizja çeke Sokol në fund të shekullit 19 dhe në fillim të shekullit 20, kishte çuar përpara parimin “mendja e shëndoshë në mendjen e shëndoshë”. Socializmi dëshironte të shfrytëzonte këtë entuziazëm për fitnes dhe atletikë, duke shmangur prirjet nacionaliste. Si rezultat, ekzistonte një kurrikulë strikte e edukimit fizik, me uniforma pa përshkrime.

Mbështetje në veten tuaj

Prindërit që kanë punuar është dashur të jenë të shkathët edhe jashtë vendit të punës. Shumica prej tyre kanë punuar edhe një punë të dytë jozyrtare, kanë mbjellur pemë dhe perime, apo kanë modifikuar rrobat e fëmijëve për të krijuar një çantë të tillë për atlete të fitnesit.

Dygjuhësia

Gjuha ruse ka qenë e detyrueshme për nxënësit brenda Bllokut Lindor, nga klasa e katërt, apo rreth moshës nëntëvjeçare. Nxënësit nuk kanë mundur të përfundojnë shkollën e mesme pa kaluar provimin për këtë gjuhë.

Largimi i gjërave fëmijërore

Në fillimet e adoleshencës, fëmijët kanë qenë në rrugë profesionale apo akademike. Shumica prej janë përfshirë pa dëshirën e tyre në rrjetin e shkollave të aftësimit të praktikantëve pasi komunistët kanë fituar pushtetin më 1948.

Deri në nëntor të vitit 1989, regjimi komunist kishte rënë në Poloni dhe Hungari derisa barrierat po hiqeshin në Hungari dhe Gjermaninë Lindore. Momenti i ndryshimit po pritej në Bullgari dhe Çekosllovaki.

Në shumicën e rasteve, protestat janë udhëhequr nga sindikatat e punëtorëve dhe intelektualët, mirëpo gjithmonë janë fuqizuar nga liderët studentorë dhe të rinj tjerë.

Në Pragë, nxënësit kanë munguar në shkollë për t’iu bashkuar thirrjeve për zgjedhje të mirëfillta, respektim të të drejtave të njeriut dhe liri për të menduar dhe thënë atë që dëshirojnë.

Revolucioni i Kadifenjtë ishte afër.

Shpirti i vitit 1968

Zemërimi ndaj pushtimit të udhëhequr nga sovjetikët për të shtypur Pranverën e Pragës tri dekada më parë nuk ishte zhdukur në shumicën e çekëve dhe sllovakëve, andaj brenda tyre kishte mbetur ndenja irrituese e vetëdijes kombëtare. Tani ishte koha e nipërve të tyre.

Klasifikim sipas kurbës

Qasja në edukim të lartë varej nga besueshmëria politike por edhe nga ajo që përceptohej si pabesi: emigrimi i një anëtari të largët të familjes mund të diskualifikonte dikë.

Të gjithë studentët universitarë kishin ende shumë prirje për ideologji. Në mesin e klasave më të kërkuara ishin: Historia e Partisë Komuniste Çekosllovake, Lëvizja Ndërkombëtare e Punëtorëve, Filozofia Marksiste-Leniniste dhe Komunizmi Shkencor.

Valuta e butë

Kruna nuk shkëmbehej jashtë vendit si dhe qasja në valutë të huaj apo importimi i mallrave ishin rreptësisht të kufizuara. “Ne pretendonim se po punonim, ata pretendonin se na paguanin”, dëgjohej refereni.

Vetëm thuaj 'Nyet'

Qasja tejet e përqendruar e regjimit në edukim, kishte dekurajuar iniciativat individuale, duke mashtruar të rinjtë në mënyrë profesionale dhe duke i indoktrinuar ata vazhdimisht. Mirëpo gjuha e përhapur ruse ka qenë shembull i rezistencës pasive ndaj sistemit.

Shumica e folësve të gjuhëve sllave: polake, çeke, sllovake, serbe, kroate, thonë se kanë tentuar të ndryshojnë lakimin rus të fjalëve për të mashtruar.

Mësimi i rrugës së vështirë

Sistemet e edukimit në gjithë Bllokun Lindor kanë inkurajuar mësimin e lëndëve si matematika apo ato teknike, me qëllim të prodhimit të teknikëve për prodhimtari në industri të rëndë.

Aplikimi për pasaportë?

Udhëtimi jashtë vendit nuk preferoj shumë, si dhe kërkoheshin një varg autorizimesh zyrtare, duke përfshirë edhe fjalën e policisë sekrete. Si rezultat, lëshoheshin shumë pak viza për vizita në Perëndim.

Pasaportat ndërkombëtare janë lëshuar vetëm për udhëtime specifike dhe familjet shumë rrallë kanë udhëtuar bashkë, në mënyrë që të anashkalohej emigrimi.

Hapja e mendjeve

Për të mbajtur mendjen larg mediave qeveritare dhe atyre të censuruara, ka qenë thelbësore atëbotë të gjenden alternativa të mediave shtetërore.

Për çudi kanë qarkulluar një numër i madh i teksteve të ndaluara. Posedimi apo shpërndarja e tyre është ndëshkuar me burgim.

Të prodhuarit vetë

Një samizdat i tillë që në rusisht do të thotë “vetëpublikim” përbëhej nga literatura, raportime gazetarësh nga jashtë apo gjithçka që vinte në dyshim tregimet zyrtare. Një kopje e kësaj reviste javore e korrikut të vitit 1989 argumentonte se raportimet zyrtare që fajësonin organizimin e protestave në mediat e huaja (duke përfshirë Radion Evropa e Lirë) kanë qenë “anti-propagandë e shkallës së parë të cilën as dollarët nuk mund ta blejnë".

Transkripti i plotë i fjalimit të aktorit Millosh Kopecky në maj të vitit 1987 në Unionin Çekosllovak të Artistëve Dramatikë ka përmbysur situatën.

Një version tejet i redaktur i fjalimit është paraqitur në të përditshmen zyrtare Rude Pravo.

Mirëpo në versionet e revistës samizdat janë përfshirë pjesë ku Kopecky, i cili ka përshkruar veten si “frikacak” por një dekadë më parë kishte përkrahur publikisht regjimin kundër Kartës 77 të të drejtave të aktivistëve, u kërkonte komunistëve të jepnin dorëheqje.

Aty po ashtu përfshihej kthesa e Kopeckyt, sipas fjalëve të një marksisti Italian, i cili kishte paralajmëruar për krizë kur “i vjetri vdes dhe i riu nuk lind dot”.

“Tregimi i të vërtetës është revolucionar”, ka thënë Kopecky, “andaj pse të frikësohemi?”

Deri në fund të vitit 1989, komunistët e Çekosllovakisë kishin humbur monopolin e fuqisë prandaj dramaturgu dhe disidenti Vaclav Havel ishte bërë president i shtetit.

Brenda 12 muajve, e ashtuquajtura Doktrina e Brezhnevit, sipas të cilit Bashkimi Sovjektik kishte të drejtë të ndërhynte jashtë kufijve për të mbrojtur socializimin, veçse ishte shkatërruar.

Zgjedhjet e para të lira në Çekosllovaki, në më shumë se katër dekada, janë mbajtur disa muaj më vonë, derisa dalja në votime ka qenë mbi 96 për qind.

Falënderim i veçantë për:

Martina Boudovan, Muzeun Pedagogjik Kombëtar dhe Librarinë e J.A. Comenius.