Ndërlidhjet

Berisha, Rama: Akuza të ndërsjella


Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PS-së,Edi Rama
Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PS-së,Edi Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, akuzoi sërish kryeprokuroren Ina Rama, lidhur me zhvillimet e 21 janarit.

“Puçistët nuk kanë të ardhme”, tha Berisha në mbledhjen e Komitetit të Planifikimit të Strategjive dhe shtoi se prokurorja e përgjithshme “ka urdhëruar sot ndjekjen në gjendje të lirë të njërit prej kryeterroristëve dhe banditëve, të personit që është filmuar dhe fotografuar nga media shqiptare dhe e huaj me revolver në brez te dera e Kryeministrisë”.

Berisha vuri në pah se “ky është skenari B që po ndjek opozita, pas dështimit të skenarit A, që parashikonte marrjen e pushtetit me dhunë”.

Ai akuzoi edhe njëherë drejtpërdrejtë Edi Ramën, si "organizuesin e grushtit të shtetit dhe si personin që urdhëroi goditjen e forcave të rendit dhe të gardës së Republikës, me qëllimin e vetëm, të marrë karrigen e kryeministrit”.

Sa i përket Komisionit Hetimor që Parlamenti miratoi dje vetëm me votat e mazhorancës për hetimin e ngjarjeve të 21 janarit. Berisha tha se do të jenë pikërisht ekspertët që do të kryejnë një hetim të besueshëm rreth ngjarjeve në demonstratë.

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se "është i domosdoshëm një hetim i ndershëm dhe i paanshëm i demonstratave para Kryeministrisë", ndërsa theksoi se u ka kërkuar vendeve mike të ndihmojnë me ekspertë për hetimin e plotë të të gjitha rrethanave.

Ndërsa, kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, tha se opozita nuk dëshiron ta marrë pushtetin "me forcë" dhe "në rrugë", dhe i hodhi poshtë akuzat për grusht-shtet.

"Nuk ka grusht-shtet, grusht-shteti është vetëm në kokën e kryeministrit Sali Berisha
”, i tha Rama agjencisë AFP.

Kryebashkiaku i Tiranës, gjithashtu, tha se opozita nuk dëshiron "të vijë në pushtet me forcë".

Berisha e akuzoi Ramën se u përpoq të kryejë grusht-shteti duke organizuar protestat në 21 janar, ku humbën jetën tre njerëz.

"Përpjekja e dytë e tij për grusht-shtet do të jetë fatale për të dhe për të gjithë që e ndjekin",
tha Berisha duke iu referuar protestave që i ka caktuar opozita.

Rama tha se opozita shqiptare "nuk ka skenar si ai i Tunizisë, por pas vetes ka popullin, e dëshpëruar nga regjimi i Sali Berishës", i cili dëshiron që me mjete paqësore ta çojë përpara betejën për demokraci.(m.k. & v.p.)

Lexoni edhe këto:
Policia nuk arreston dot gardistët
Akuza të ndërsjella qeveri-opozitë

XS
SM
MD
LG