Ndërlidhjet

Dyshime se sulmuesi është ekstremist islamist


Autobusi, në të cilin ndodhi sulmi.
Autobusi, në të cilin ndodhi sulmi.

Prokurorët federalë në Gjermani i kanë marrë përsipër hetimet për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë në Aeroportin e Frankfurtit.

Policia tha se hetuesit dyshojnë se sulmuesi është ekstremist islamist.

"Kryeprokurori federal e drejton hetimin", tha zëdhënësi i policisë, Jyrgen Linker.

Zyra e prokurëve federalë në Karlsruhe, Gjermani, është përgjegjëse për rastet "terroriste".

Të mërkurën, një sulmues i qëlloi për vdekje dy ushtarë amerikanë dhe i plagosi rëndë dy të tjerë, ndërsa autobusi i tyre priste që t'i transportojë nga Aeroporti i Frankfurtit në bazën ajrore Ramstein, tha policia gjermane.

Hetuesit në Shtetet e Bashkuara dhe në Gjermani thanë se ka indicie në rritje se sulmuesi 21-vjeçar, Arid Uka, me origjinë nga Kosova, ishte ekstremist islamik.

Gjatë ditës, ministri i Brendshëm i shtetit Hes, Boris Rein, tha se Arid Uka ka pranuar se cak i sulmeve të tij ishin ushtarët amerikanë.

"Hetimet kanë treguar se ai ka vepruar i vetëm dhe se nuk i përket ndonjë rrjeti terrorist",
citon AP deklaratën e Reinit. (v.p.)
XS
SM
MD
LG