Ndërlidhjet

Edhe një valë e rritjes së çmimeve në Kosovë


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Vendosja e taksës doganore prej 10 për qind për produktet e Serbisë, Bosnjës e Hercegovinës dhe Moldavisë, sipas analistëve të çështjeve ekonomike, do të sjellë edhe një valë të rritjes së çmimeve. Analistët theksojnë se qytetarët, për shkak të interesit të tyre financiar, duhet të përqendrohen në blerjen e produkteve vendore apo të vendeve tjera.


Paralajmërimet e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksave doganore për 10 për qind për të gjitha produkte që vijnë nga Serbia dhe Bonja e Hercegovina, ka shqetësuar qytetarët e Kosovës dhe ekspertët e ekonomisë.

Këta të fundit thonë se me aplikimin e kësaj takse doganore, do të ketë rritje të çmimeve.

Arian Zeka, nga Oda Amerikane e Kosovës, thotë se ekzistojnë produkte alternative në treg, të cilat do të mund t’i zëvendësonin produktet që vijnë nga Bosnja e Serbia.
Qytetarët, për shkak të interesit të tyre financiar, duhet të përqendrohen në blerjen e këtyre produkteve alternative.


Si do të duhej të reagonin qytetarët karshi kësaj ngritjeje të çmimeve? Besoj që ekzistojnë produkte alternative në treg, të cilat do të mund t’i zëvendësonin produktet që vijnë nga Bonja e Serbia. Qytetarët, për shkak të interesit të tyre financiar, duhet të përqendrohen në blerjen e këtyre produkteve alternative”, thekson Zeka.

Qytetarët thonë se ngritja e çmimeve të ushqimit do të shtyjë më tepër njerëz në varfëri.

Ata bëjnë thirrje për të luftuar inflacionin, i cili që nga fillimi i këtij viti ka shënuar rritje.

Institucionet e Kosovës kanë deklaruar tashmë se nuk mund të ndikojnë në uljen e çmimeve, por kanë premtuar se do të shqyrtojnë mundësinë për zbutjen e kësaj gjendjeje.

Laura Xhelili, qytetare, thotë se nëse do të ketë rritje të çmimeve për 10 për qind të produkteve që vijnë nga Serbia, Bosnja dhe Moldavia, do të preferonte produktet vendore.

Ngjashëm mendon edhe Lavdërie Domi:

Çka bëri Serbia deri tani, deri kur do të bindet ky popull që Serbia nuk do ta pranojë Kosovën në asnjë mënyrë? Dhe, ne t’i përdorim produktet e tyre? Kjo nuk duhet të tolerohet”.

Të dhënat zyrtare të institucioneve të Kosovës tregojnë se eksporti i Serbisë në Kosovë vazhdon të dominojë.


Gjatë vitit 2010, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, kanë eksportuar mallra në Kosovë me vlerë prej 300 milionë eurosh.

Ky trend ka vazhduar edhe gjatë 2011-s, thonë përfaqësuesit e bizneseve.

Ndërkaq, Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane, mendon se për të mos u ballafaquar me këtë rritje të çmimeve, Qeveria e Kosovës do të duhej të aplikonte embargo për produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja.

Pas këtij aplikimi të taksës prej 10 për qind, ne, Oda Ekonomike Amerikane, mendojmë që autoritetet kosovare duhet të kalojnë në masë të plotë të reciprocitetit, që është mospranimi i vulave doganore të këtyre dy vendeve”, thotë Zeka.

Autoritetet kompetente tashmë kanë deklaruar se është çështje javësh kur do të vendosin masa reciproke ndaj Serbisë dhe Bosnjës, shtete këto të cilat nga viti 2008 kanë bllokuar të gjitha produktet kosovare.

Lexoni edhe këto:
Çmimet e naftës, sipas tekave
A ka ngritje çmimesh të barnave?
Vit i vështirë ekonomik për Kosovën
XS
SM
MD
LG