Ndërlidhjet

Mirëpritet rikthimi i preferencave tregtare


Produkte kosovare
Produkte kosovare
Fillimi i këtij viti shënon një normalizim të plotë të marrëdhënieve tregtare të Kosovës me të gjitha vendet e rajonit, thotë Mimoza Kusari - Lila, zëvendëskryeministre, njëherësh ministre e Tregtisë dhe Industrisë, duke aluduar në rikthimin e masave preferenciale nga Bashkimi Evropian.

Rikthimi i këtyre masave, sipas saj, do të krijojë mundësi për të gjitha kompanitë prodhuese për eksport në vendet e Bashkimit Evropian.

Mimoza Kusari
Mimoza Kusari
Shpresojmë se me përmbylljen e vitit 2011, të gjitha problemet në raport me lëvizjen e mallrave, janë përmbyllur. Tani ka mundësi më të mira të eksportit në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, pa doganë në vendet e rajonit, konform marrëveshjes së CEFTA-s, por gjithashtu edhe në vendet me të cilat kemi marrëveshje preferenciale, siç janë Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe Norvegjia”, thekson Kusari - Lila.

Bashkimi Evropian, preferencat tregtare ia kishte dhënë Kosovës në të kaluarën, mirëpo regjimi i tyre përfundoi më 31 dhjetor të vitit 2010.

Këto preferenca mbështesin integrimin ekonomik në Bashkimin Evropian dhe çojnë përpara stabilitetin politik dhe përparimin ekonomik të tërë rajonit.

Sidoqoftë, prodhuesit kosovarë e mirëpritën vendimin e Bashkimit Evropian për rikthimin e këtyre masave.

Shani Mullabazi, drejtor i verarisë “Stone Castle” në Rahovec, thotë se kompania e tij do të arrijë të rrisë eksportin në vende të ndryshme të BE-së.

Ne nuk e kemi ndërprerë asnjëherë eksportin, por eksportin që e kemi bërë, çdo herë e kemi marrë riskun në barrën tonë dhe po të mos aprovoheshin këto masa preferenciale, ne do t’i paguanim nga llogaria jonë të gjitha dëmet”.

Por, për fat të mirë preferencat, Komisioni dhe Parlamenti Evropian, i ka aprovuar dhe ne jemi shumë optimistë se eksporti ynë do të rritet”, shprehet Mullabazi.

Edhe përfaqësues të komunitetit të biznesit pohojnë se rikthimi i këtyre masave preferenciale, tregon se Kosova në aspektin ekonomik është e barabartë me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Agim Shahini, udhëheqës i Aleancës Kosovare të Biznesit, thotë se rikthimi i masave tregtare autonome me Kosovën, do t’iu mundësojë bizneseve një qasje shumë më të lehtë në tregjet e BE-së.
Evropa dhe partnerët e tjerë po e trajtojnë Kosovën si një shtet me preferenca autonome - kjo do të thotë se do të rriten mundësitë e prodhuesve kosovarë për eksport drejt Evropës...

Evropa dhe partnerët e tjerë po e trajtojnë Kosovën si një shtet me preferenca autonome - kjo do të thotë se do të rriten mundësitë e prodhuesve kosovarë për eksport drejt Evropës, edhe pse Kosova ka një eksport të theksuar në krahasim me importin”, pohon Shahini.

Rregullorja e Parlamentit Evropian për vendosjen e masave preferenciale ka gjithashtu edhe efekt retroaktiv, që do të thotë se eksportuesve nga Kosova, të cilët gjatë periudhës prej 1 janarit 2011, deri në hyrjen në fuqi të rregullores, u kanë paguar taksë doganore shteteve të BE-së, do t’iu kompensohen taksat e paguara.

Gjithashtu, me këtë rregullore ripërtërihet e drejta për qasje të liruar nga dogana në tregun e BE-së për pothuajse të gjitha mallrat, pa sasi të kufizuar, me origjinë nga Kosova, deri në fund të vitit 2015.
XS
SM
MD
LG