Ndërlidhjet

Afganistan: Tre të vrarë në protesta


Afganistan
Afganistan
Qindra afganë të zemëruar për shkak të raporteve për djegien e Kuranit, në një bazë amerikane në Afganistan, për të pestën ditë me radhë kanë mbajtur protesta kundër Shteteve të Bashkuara.

Së paku tre vetë u vranë të shtunën, derisa mijëra protestues e rrethuan kompleksin e Kombeve të Bashkuara në qytetin verior afgan, Kunduz, për ta dënuar djegien e Kuranit në një bazë të NATO-s.

Zyrtari shëndetësor në Kunduz, Sad Mukhtar, tha se spitalet lokale kanë raportuar për tre të vrarë dhe afro 50 të plagosur gjatë përleshjeve.

Zëdhënësi i policisë, Sarvar Husaini, tha se policia ia doli ta ndalë masën nga depërtimi në kompleksin e Kombeve të Bashkuara dhe se forca shtesë ishin dërguar në mbrojtje të këtij kompleksi.

Të shtunën, protesta ka pasur edhe në së paku katër provinca të Afganistanit: Logar, Laghman, Nangarhar dhe Sari Pul, për shkak të zemërimit për dëmtimin e Librit të Shenjtë Mysliman.

Në Laghman protestuesit janë përpjekur ta shkatërrojnë shtëpinë e guvernatorit.

Shefi i policisë në këtë provincë, Abdul Rahman Sarjang, tha se rreth një mijë protestues ishin tubuar në një demonstratë të qetë, por shumë shpejt pjesëmarrësit kishin filluar të gjuajnë me gurë kundër policisë dhe pastaj ishin përpjekur ta sulmojnë shtëpinë e guvernatorit.

Raportet se libri i shenjtë mysliman, Kurani, ishte djegur në bazën ajrore amerikane në Bagram, ka shkaktuar protesta, në të cilat prej 21 shkurtit janë vrarë së paku 21 vetë.(f.b.)

Lexoni edhe këto:
Protesta të përgjakshme në Afganistan
Obama kërkon falje për djegien e Kuranit
Rritet zemërimi në Afganistan
XS
SM
MD
LG