Ndërlidhjet

logo-print

Mbetjet industriale mbesin të patrajtuara


Kombinati metalurgjik "Trepça"

Kombinati metalurgjik "Trepça"

Gjatë 80 vjet pune të gjigantit metalurgjik “Trepça”, janë akumuluar 80 milionë mbetje industriale, mbetje këto, të cilat përmbajnë metal, plumb, zink, argjend dhe metale tjera të rralla.

Këto mbetje industriale vazhdojnë të mbesin të patrajtuara. Një tender vitin e kaluar që kishte pasur për qëllim shitjen e këtyre mbetjeve, ishte anuluar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, agjenci kjo e cila ka në administrim të drejtpërdrejtë kombinatin "Trepça".

Zyrtarë të kombinatit “Trepça”, thonë për Radion Evropa e Lirë se kanë menduar që këto mbetje industriale t’i materializojnë, pasi që, është edhe standard i Bashkimit Evropian që duhet të përmbushet.

Këto mbetje industriale duhet të largohen ose të trajtohen.

“Një pjesë e mirë e tyre kanë një vlerë ekonomike dhe ato kishim mundur t'i materializojmë dhe ekonomizojmë dhe duke i ricikluar ato, do ta pastronim terrenin do të realizonim të hyra për ndërmarrjen 'Trepça' dhe në këtë mënyrë do të bëjmë një zinxhir prodhues dhe mbrojtjen e ambientit”, thotë Bislim Muçaj.

Çështja e mbetjeve industriale është adresuar qysh moti në Bashkimin Evropian dhe në vendet tjera të zhvilluara. Industritë përkatëse duhet gjithsesi t’i trajtojnë mbetjet industriale, fillimisht që të mos ketë mbetje industriale dhe gjithçka të jetë në kuadër të ciklimit të mbyllur, me çka nuk do të ndotej ambienti.

Trepça...

Trepça...

Mbetjet industriale, thekson Muçaj, do t’i tenderojnë edhe gjatë këtij viti, nëse marrin pëlqim nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

“Ne do të synojmë prapë këtë vit që t’i tenderojmë mbetjet industriale. Nëse AKP-ja i aprovon kërkesat tona, të cilat janë shumë bindëse, ne do t’i vendosim prapë t’i tenderojmë”, shton Muçaj.

Por, në Agjencinë Kosovare të Privatizimit thonë se një tenderim i mundshëm i këtyre mbetjeve industriale, nuk mund të bëhet pa pëlqimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës.

"Agjencia Kosovare e Privatizimit si administratore e ndërmarrjes Trepça ka pranuar kërkesën e kombinatit për shitjen mbetjeve por sipas procedurave ligjore duhet pëlqimi nga dhoma e pasqafe e gjykatës supreme të Kosovës. Kërkesa e parë është refuzuar nga Dhoma e posaçme. AKP ka parashtruar ankesën e këtij refuzimi dhe jemi në pritje të vendimit përfundimtarë”, thotë Yll Kaloshi, zëdhënësi i AKP-së.

Nga ndërmarrjet publike, të cilat gjenden në Kosovë, mbetje industriale ka kompleksi metalurgjik "Trepça", që gjendet në Mitrovicë, Korporata Energjetike e Kosovës, si dhe disa ndërmarrje tjera.

Ndryshe, praktikat nga vendet e rajonit tregojnë se ka fabrika dhe ka mundësi të tjera për riciklimi apo për ripërdorim të këtyre mbetjeve industriale. Por, fatkeqësisht, për shkak të shumës së madhe që nevojitet për ndërtimin e këtyre fabrikave, në Kosovë mungojnë objekte të tilla.
  • 16x9 Image

    Luljeta Krasniqi - Veseli

    Luljeta Krasniqi, e lindur më 02.05.1981. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 2005. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetare në Agjencinë e lajmeve Kosovalive. Ekipit të Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2008.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG