Ndërlidhjet

Tre amerikanë të vrarë në Afganistan


Kandahar
Kandahar
NATO-ja ka zvogëluar numrin e viktimave që kanë pësuar nga shpërthimi i bombës në Kandahar të Afganistanit, duke thënë se tre ushtarë amerikanë kanë humbur jetën, në vend të katër, sa është raportuar më herët.

Po sipas NATO-s, disa persona të tjerë janë plagosur nga sulmi në qarkun Zhari.

Të hënën, tre ushtarë gjeorgjianë, po ashtu pjesë e forcës së NATO-s në Afganistan, janë vrarë nga një sulm i militantëve në provincën Helmand.
XS
SM
MD
LG