Ndërlidhjet

Menaxhimi i asistencës sociale


Famijet me asistencë sociale
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:07:03 0:00

Famijet me asistencë sociale



Sipas të dhënave të fundit të Bankës Botërore, varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qind.

Familjet që jetojnë në varfëri ekstreme në Kosovë konsiderohen të jenë ato familje të cilat marrin asistencë sociale nga Qeveria e Kosovës.

Janë 35 mijë familje me 182 mijë anëtarë të cilat e gëzojnë këtë ndihmë prej 40 deri në 80 euro në muaj.

Në rubrikën “Vetmënaxhim” të këtij edicioni, flasin familje me asistencë sociale rreth menaxhimit që ato i bëjnë parave që marrin.

Ndërkaq, profesori i Universitetit të Prishtinës për menaxhimin e financave, Berim Ramosaj do të japë disa këshilla se si mund të bëhet menaxhim i duhur i mjeteve të pakta që kanë këto familje.

Asistenca sociale - vetëm për mbijetesë


Mjetet financiare prej rreth 80 euro në muaj që marrin familjet me asistencë sociale në Kosovë, jo rrallë herë menaxhohen si duhet. Paratë, që këto familje i kanë në buxhetin e tyre, janë të pakta, por gjithsesi ata duhet të dijnë se ku dhe si i shpenzojnë.

Duhet të vendosen prioritet se çfarë mund të blihet me ato para, pastaj cilat nevoja të domosdoshme duhet përmbushur, si dhe gjithsesi duhet të krijohet një listë prioritare për familjen.

Radio Evropa e Lirë ka vizituar disa familje të cilat jetojnë nga asistenca sociale.

Disa prej tyre tregojnë se menaxhimi i këtyre parave nuk është i vështirë, pasi që e dinë saktë se çfarë mund të blihet me to. Derisa, disa prej tyre duke mos plotësuar nevojat e domosdoshme, lëshohen në shpenzime të cilat mund të konsiderohen luksoze.

Familja 4 anëtarëshe e Sabri Kastartit jeton nga asistenca sociale prej 75 euro në muaj.

Si bëhet menaxhimi i parave në këtë familje, si mund të arrihet të mbulohen shpenzimet bazë të familjeve që kanë këto të ardhura? Për këtë flet kryefamiljari, Sabri Kastrati.

SABRI KASTRATI
Me 75 euro asistencë sociale arrin ta paguash rrymën, ujin, dhe të tjerat ushqim. Në muaj i shpenzoj 20 euro për energji elektrike, për ujë shpenzoj deri në 15 euro, të tjerat i shpenzojmë ushqim. Më këto para, çka mbesin për ushqim mund të blesh, qumësht, miell, vezë dhe asgjë tjetër. Gjërat luksoze janë të panjohura për familjen time. Shtatëmbëdhjetë vjet e kam pirë duhanin, por e kam lënë, e kam parë që me këto mjete nuk arrin të konsumosh duhan.

RADIO EVROPA E LIRË
Çfarë ndodh në këtë familje kur fëmijët kërkojnë diçka më shumë dhe ju nuk jeni në gjendje t’iu ofroni, pasi që paratë e juaja, tani më kanë zënë vendin e planifikuar në fillim të muajit?

Resmie dhe Sabri Kastrati shprehen:
E kuptojnë që nuk ka, por lakmojnë. Nuk na qortojnë dhe nuk thonë pse nuk keni. Edhe ata e dinë që nuk kemi, dhe se me asistencë sociale nuk mund të arrish të përmbushësh kërkesat e tyre. Vajza ka dëshirë të vishet më mirë dhe kërkesa e saj janë veshmbathjet. Nuk arrijmë t’i plotësojmë nevojat e saj.

Familja Haliti

Familja e dytë e cila merr asistencë sociale është familja Haliti me gjashtë anëtarë. Mjetet që kjo familje merr nga asistenca sociale janë rreth 75 euro në muaj, por shpenzimet e tyre kalojnë shumën prej 200 euro.

E zonja e shtëpisë Selvia, tregon se ndihmohen edhe nga familjaret për t'i përmbushur shpenzimet mujore. Ata nuk kanë ndonjë listë prioritare që do të dinin se ku t’i shpenzonin mjetet.

SELVIE HALITI
Më ato para që ne kemi blejmë gjëra ushqimore. Kripë, vaj, oriz, detergjent, mish, lëngje, perime, produkte të qumështit. Edhe për telefon shpenzojmë, jo shumë, deri në 5 euro në muaj. E pimë edhe duhanin, por shumë herë ndodh që mos të kemi para për cigare. Shëtisim apo edhe dalim diku.

Familja Gubetini

Më mirë nga familja Haliti menaxhon mjete financiare, familja gjashtë anëtarëshe Gubetini, e cila po ashtu jeton nga asistenca sociale.

BEDRIE GUBETINI
Në fillim i ndajë 20 euro për energji elektrike, ujin nuk e kam pagur me muaj të tërë. me këto pare nuk arrin të blesh shuam gjëra, por burri punon nganjëherë. Blejmë, perime, mish nuk arrijmë të blejmë me këto para vetëm gjëra të lira blejmë. Veshmbathje marrim në Kryq të Kuq. Fëmijët më së shumti kërkojnë veshmbathje.


Mësoni menaxhimin e rreth 80 eurove në muaj


Por, se a kanë ditur këto familje të bëjnë menaxhim të duhur. Këtë mund ta përcillni në vazhdim. Profesori në Universitetin e Prishtinës, Berim Ramosaj ekspert i menaxhimit të financave, jep këshilla se ku dhe si duhet t'i orientojë një familje me asistencë sociale, mjetet që ka në dispozicion për një muaj.

BERIM RAMOSAJ
Vetë fakti që është asistencë sociale ajo tregon se ato të ardhura janë për aq sa është e mundur të mbajnë anën sociale të tyre. Por, këtu varet në çfarë pozicioni qëndron. Varësisht prej pozicionit nëse je i ri, ke prioritete tjera, nëse je i vjetër tjera, nëse je i shëndosh tjera prioritete ndërtohen, nëse je i sëmurë tjera.

Krejt esenca në menaxhimin e parasë qëndron në ndërtimin e një liste prioritare. Ajo listë prioritare ka kuptimin prej atyre shpenzimeve që janë si të domosdoshme të pa tejkalueshme deri te shpenzimet që janë krejtësisht terciare, të parëndësishme shumë, pra mund t'i shpenzosh, apo mund të mos i shpenzosh.

Pra, pa u mbuluar nevojat fiziologjike (të domosdoshme), nuk mund të kalosh në nevoja tjera, por ne kemi plot raste që i tejkalojnë në këto. Pa i plotësuar nevojat fiziologjike ai shkon në shpenzime të natyrave tjera që janë të karakterit krejtësisht hobi, apo shpenzime të panevojshme.

Pra, kjo është e njëjta gjë, të kursesh një ditë darkën apo drekën, dhe të shkosh në një restorant t'i pishë dy birra, apo të shkosh dhe ta luash ndonjë lojë. Kjo është diçka që dëmton një alternativë kryesore të shpenzimeve në llogari të një alternative tjetër.

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Ramosaj, nga familjet që të ardhurat mujore i kanë deri në 85 euro në muaj, del se shumë prej tyre shpenzojnë më shumë se sa që kanë. Si ndodh kjo?

BERIM RAMOSAJ
Kjo pjesa e familjeve që po e theksoni ju është pjesa që jetojnë nën kufirin e ekzistencës, por falë marrëdhënieve të zhvilluara familjare në Kosovë, që është një mentalitet vërtet patriarkal, por që ka elemente pozitive në ruajtjen e familjes.

Mbajtja e raporteve mes gjeneratave, prindërit, djali, nipi, vajza, ata pa marrë parasysh a është këtu në Kosovë duke krijuar apo jashtë, ato marrëdhënie janë ruajtur dhe janë mjaft dinamike në kuptimin e komunikimit. Kështu, nuk vërehet ky fenomen i mungesës ekstreme të plotësimit të nevojave elementare sikur do të ishte vërejtur në vendet tjera. Sikur të kishin këtë pozicion shtetet tjera, ku raportet familjare janë shumë më të ftohta dhe komunikimi është shumë i rrallë, atje do të kishte pasoja më të mëdha.

Lisa e çmimeve për disa artikuj dhe shërbime në Kosovë

ARTIKUJT
NJËSIA MATËSE VITI 2013
ÇMIMET - €
Oriz 1 kg 1.27
Miell gruri 1 kg 0.43
Bukë e bardhë 500 gr 0.38
Mish gjedhi 1 kg 6.18
Mish viçi 1 kg 6.94
Mish pule 1 kg 2.84
Qumësht 1 lit 0.91
Jogurt 1 lit 0.95
Vezë 30 copë 2.46
Vaj ushqimor 1 lit 1.59
Banane 1 kg 1.12
Patate 1 kg 0.70
Domate 1 kg 0.78
Fasule 1 kg 2.38
Speca 1 kg 1.17
Sheqer 1 kg 0.78
Kafe e bluar 1 kg 7.04
Çaj 1 kg 5.17
Uji mineral 1 lit 0.34
Birrë 0.5 lit 0.56
Dizel 1 lit 1.22
Rryma elektrike 1 kwh 0.046
Dru për djegie 1 m3 31.12
Benzinë 1 lit 1.23
Cigaret 1 pako 1.14 - 2.30
GJITHSEJ 79.606
Në edicionin e katërt të rubrikës sonë, ju ftojmë të ndiqni menaxhimin e pagës minimale në Kosovë prej 170 euro në muaj, flasin ekspertët dhe familjarët me këtë pagë.

Aty, po ashtu, do të njoftoheni se kush në familjet kosovare e mban barrën e menaxhimit të buxhetit.

Pyetjet tuaja mund t’i dërgoni në forumin e kësaj rubrike.
XS
SM
MD
LG