Ndërlidhjet

Kievi thotë se është arritur armëpushim për Krimenë


Krime
Krime
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mbrojtjes së Ukrainës, Ihor Tenyukh, ka thënë se Rusia është pajtuar për armëpushim në Krime deri më 21 mars.

Duke folur në Kiev, Tenyukh ka thënë se armëpushimi është arritur me Ministrinë ruse të Mbrojtjes dhe me Flotën ruse në Detin e Zi.

Ushtarët rusë kanë bllokuar forcat e armatosura ukrainase brenda bazave të tyre në Krime prejse Kremlini ka dislokuar trupa në gjithë gadishullin, më 28 shkurt.

Tenyukh ka thënë se në bazë të armëpushimit, Rusia ka premtuar se “nuk do të marrë masa kundër objekteve tona ushtarke në Krime, deri më 21 mars”.

Njoftimi vjen derisa në Krime po zhvillohet referendumi për bashkimin e rajonit me Rusinë ose mbetjen e tij në Ukrainë, por me një autonomi më të gjerë.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG