Ndërlidhjet

Sulmohen bizneset shqiptare në Novi Sad


Nga takimi Shqipëri - Serbi
Nga takimi Shqipëri - Serbi

Ekstremistët serbë kanë kryer disa sulme ndaj bizneseve të shqiptarëve në Serbi, raporton agjencia DPA.

Sulmet kanë ndodhur pas ndeshjes midis Shqipërisë dhe Serbisë, e cila është zhvilluar të martën mbrëma në Beograd. Takimi nuk ka arritur të përfundojë për shkak të incidenteve në fushë.

Agjencia gjermane e lajmeve raporton se në Novi Sad, qytetin e dytë më të madh në Serbi, katër restorane ‘fast-food’ janë sulmuar midis së enjtes dhe të premtes.

Po ashtu raportohet se një grup i personave të maskuar ka kërcënuar dhe abuzuar verbalisht një punëtore në këto restorane.

Sulme ndaj bizneseve shqiptare ka pasur edhe në Beograd.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG