Ndërlidhjet

logo-print

Grevë para Pallatit të Drejtësisë


Punëtorët e gjykatave dhe prokurorive të Kosovës, kanë mbajtur një grevë para Pallatit të Drejtësisë. Greva, që është organizuar nga Sindikata e Pavarur e Juridikatures, është bërë për shkak se punëtorët nuk kanë transport nga qendra e qytetit deri te Pallatin e Drejtësisë që gjendet në Hajvali, rreth 6 kilometra nga Prishtina. Punëtoret kërkojnë po ashtu edhe implementimin e marrëveshjes kolektive dhe rritjen e pagave prej 25% për të gjithë të punësuarit në gjykata dhe prokurori. Asllan Rusinovci, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Juridikaturës së Kosovës deklaroi se greva nuk do të ndalet deri në realizimin e kërkesave të tyre.

XS
SM
MD
LG