Ndërlidhjet

Një palestinez përplas makinën për këmbësorë izraelitë


Jerusalem, 6 mars 2015.

Jerusalem, 6 mars 2015.

Një palestinez ka përplasur makinën e tij për një grup këmbësorësh izarelitë në Jerusalem, duke plagosur katër police dhe një kalimtar, kanë bërë të ditur autoritetet e rendit.

Policia ka thënë se shoferi nga Jerusalemi Lindor ka bërë përpjekje të godasë njerëzit, përpara se të qëllohej dhe plagosej nga zyrtarët policorë.

Incidenti vjen pasi zyrtarët palestinezë kanë votuar për ndërprerjen e një marrëveshjeje të sigurisë me Izraelin.

Të plagosurit në sulm janë duke u trajtuar në spital.

Asnjëri nga ta nuk është në rrezik për jetën.

Zëdhënësja e policisë, Luba Samri, e ka cilësuar incidentin si “sulm terrorist”.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG