Ndërlidhjet

logo-print

Irlanda pranon 4,000 refugjatë


Ilustrim

Ilustrim

Irlanda ka thënë se do të pranojë deri në 4,000 refugjatë.

Ministri i Drejtësisë, Frances Fitzgerald, ka thënë sot se Dablini ka rënë dakord që të sistemojë edhe 2,900 refugjatë shtesë.

Aktualisht, në Irlandë janë të sistemuar 520 refugjatë, ndërsa, deri më sot, autoritetet irlandeze janë zotuar se do të marrin vetëm edhe 600 njerëz shtesë.

“Të gjithë kemi qenë të tronditur dhe mërzitur nga skenat në pjesën jugore dhe qendrore të Evropës dhe nga skenat shqetësuese në Mesdhe”, ka thënë Fitzgerald.

Irlanda, e cila ka një popullsi prej 4.6 milionë banorësh, është anëtare e Bashkimit Evropian, por nuk është nënshkruar në planin e BE-së për shpërndarjen e refugjatëve në gjithë bllokun.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG