Ndërlidhjet

Mustafa raporton sot për marrëveshjet me Serbinë


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pritet të raportojë sot përpara Kuvendit në lidhje me marrëveshjet e fundit me Serbinë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Paraprakisht, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka ftuar deputetët që të debatojnë për të gjitha çështjet, por assesi të mos i bllokojnë fizikisht punimet e Kuvendit.

Javën e kaluar, deputetët opozitarë kanë penguar rrjedhën e seancës, pasi kryeministri Mustafa ka shtyrë raportimin për marrëveshjet me datën 22 shtator.

XS
SM
MD
LG