Ndërlidhjet

Kerry falënderon Iranin për lirimin e marinarëve


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka falënderuar Iranin për bashkëpunimin e tij në lirimin e 10 marinarëve amerikanë.

Këta të fundit janë ndaluar për kohë të shkurtër nga autoritetet iraniane, pasi kanë hyrë në ujërat e Republikës Islamike.

“Dua të shpreh mirënjohjen time për autoritetet iraniane, për bashkëpunimin e tyre në zgjidhjen e shpejtë të kësaj çështjeje”, ka thënë Kerry.

“Zgjidhja në mënyrë paqësore dhe efikase e kësaj çështjeje është dëshmi e rolit të rëndësishëm që ka diplomacia në mbajtjen e vendit tonë të sigurt dhe të fuqishëm”, ka shtuar Kerry.

Komentet vijnë pasi ushtria amerikane ka thënë se marinarët – nëntë burra dhe një grua – janë kthyer nën kujdesin amerikan dhe se “nuk ka indikacione se ata janë dëmtuar”.

Garda Revolucionare e Iranit ka thënë se grupi është liruar pasi ka kërkuar falje dhe pasi është konstatuar se hyrja e tij në ujërat territoriale të Iranit, më 12 janar, nuk ka qenë e qëllimshme.

Lexoni edhe këtë:

Biden: Nuk i kemi kërkuar falje Iranit

XS
SM
MD
LG