Ndërlidhjet

OBSH ngre "ekip emergjent" për Zikën


Drejtorja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Margaret Chan.
Drejtorja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Margaret Chan.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur një “ekip emergjent” për virusin Zika.

Zika dyshohet se ka bërë që mijëra foshnja të lindin me tru të vogël në Brazil.

Drejtorja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Margaret Chan, ka thënë se Zika është shndërruar nga një kërcënim i butë, në një kërcënim të përmasave alarmuese.

Ekipi emergjent i OBSH-së do të mblidhet të hënën për të vendosur nëse Zika duhet të trajtohet si emergjencë globale.

Zika, për herë të parë, është zbuluar në Ugandë në vitin 1947, por asnjëherë nuk ka shkaktuar një shpërthim të kësaj mase.

Brazili ka raportuar rastet e para me Zika në Amerikën e Jugut në maj të vitit 2015.

Virusi, i cili përhapet nga mushkonjat, është regjistruar në më shumë se 20 vende të rajonit.

Lexoni edhe këtë:

Virusi Zika, Brazili mobilizon ushtrinë

XS
SM
MD
LG