Ndërlidhjet

logo-print

Brazil: Mobilizim kombëtar kundër Zikas


Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff.

Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff.

Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, i ka bërë thirrje gjithë shoqërisë braziliane që të ndihmojë në luftën kundër përhapjes së virusit Zika.

Rousseff ka thënë se është i nevojshëm mobilizimi kombëtar për të eleminuar mushkonjat që përhapin virusin.

Zika mendohet se shkakton një formë të dëmtimit të trurit te foshnjat, të njohur si mikrocefali.

Brazili është vendi që është prekur më së keqi nga shpërthimi i Zikas, me 270 raste të konfirmuara të mikrocefalisë dhe me mbi 3,400 të tjera që po hetohen.

Në Brazil mbahen sivjet Lojërat Olimpike Verore.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se tre deri në katër milionë njerëz mund të preken me Zika në të dyja Amerikat këtë vit.

Lexoni edhe këtë:

OBSH ngre "ekip emergjent" për Zikën

XS
SM
MD
LG