Ndërlidhjet

Me shah, kundër Alzheimerit


Ish-kampioni botëror në shah, Anatoly Karpov është takuar me disa entuziastë lokalë në fshatin Meroshinë në Serbi. Pas një loje të shpejtë në një shesh të fshatit, Anatoly Karpov, që është Ambasador i vullnetit të mirë të UNICEF-it, ka luajtur një duel simulant kundër 20 anëtarëve të një klubi lokal të shahut. Ky kryemjeshtër rus tha se është e rëndësishme për ta promovuar këtë lojë në komunitetet e vogla, e veçanërisht te fëmijët. Ai tha se do të vazhdojë ta mbështes programin për ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e lojës së shahut në luftën kundër sëmundjes së Alzheimerit. Karpovi ishte kampion botëror në shah disa herë, në periudhën 1975 – 1999.

XS
SM
MD
LG