Ndërlidhjet

Protesta anti-fashiste në Serbi


Demonstruesit anti-fashistë në Beograd kanë protestuar kundër rehabilitimit të mundshëm të gjeneralit Millan Nediq, i cili ka udhëhequr Serbinë gjatë bashkëpunimit me Gjermaninë Naziste. Ata kanë protestuar jashtë një gjykate që ka nisur shqyrtimin gjyqësor të rolit të tij gjatë kohës së luftës. Demonstruesit kanë thënë se Nediq ka qenë përgjegjës për krime lufte kundër hebrenjve, romëve dhe pakicave të tjera. Por, përkrahësit e tij, të cilët kanë kërkuar rishikimin gjyqësor, thonë se ai është i pastër. Seancat dëgjimore pritet të zgjasin së paku një muaj.

XS
SM
MD
LG