Ndërlidhjet

Rusia thotë se s’ka prova për krime lufte në Siri


Pas sulmit në një spital në qytetin Marat al-Numan në Siri, 15 shkurt 2016.

Pas sulmit në një spital në qytetin Marat al-Numan në Siri, 15 shkurt 2016.

Rusia ka hedhur kategorikisht poshtë akuzat për krime lufte gjatë bombardimit të spitaleve në Siri.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se “ata që bëjnë deklarata të tilla, nuk janë në gjendje t’i mbështesin ato me prova”.

Të hënën, reth 50 njerëz janë vrarë nga sulmet me raketa në së paku katër spitale dhe dy shkolla në zonat e kontrolluara nga rebelët në Siri.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se sulmet “e qëllimshme” kundër caqeve të tilla “mund të llogariten krime lufte”.

Ministria e Jashtme e Turqisë ka fajësuar Rusinë për këto sulme.

Ato kanë goditur të hënën dy spitale dhe dy shkolla në qytetin Azaz, pranë kufirit me Turqinë, dhe së paku dy spitale në qytetin Marat al-Numan.

XS
SM
MD
LG