Ndërlidhjet

Çollaku: "Shumë shpejt" do të merret vendimi për liberalizimin e vizave


Ministri për Integrimin Evropian të Kosovës, Bekim Çollaku - foto arkivi

Ministri për Integrimin Evropian të Kosovës, Bekim Çollaku - foto arkivi

Ministri për Integrimin Evropian të Kosovës, Bekim Çollaku, ka thënë se me “përgjegjësi të lartë” konfirmon se shumë shpejt do të merret vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Çollaku, së bashku me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, ka takuar të mërkurën në Bruksel presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, dhe shefen e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

“Ishte tepër pozitiv konstatimi nga Komsioni Evropian që Kosova me sukses i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave. Pas këtij vlerësimi pozitiv, jam i sigurt se Komisioni Evropian, pa humbur kohë, do të marrë vendim për dhënien e rekomandimit për liberalizimin e vizave”, ka shkruar Çollaku në llogarinë e tij në Facebook.

Lexoni edhe këtë:

Mustafa: Evropa është shtëpia e qytetarëve të Kosovës

XS
SM
MD
LG