Ndërlidhjet

Ivanov tërheq pjesërisht vendimin për falje


Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka bërë të ditur se tërheq vendimin për falje për 22 nga 56 politikanë nga Maqedonia.

Në një deklaratë drejtuar opinionit publik, presidenti Ivanov tha se vendimin për shfuqizimin e vendimit për faljen e 22 politikanëve e ka ndërmarr për t`i dhënë fund krizës politike në vend dhe njëherësh për të dëshmuar para botës se asnjë zyrtar i lartë nuk është mbi ligjin dhe se të gjithë duhet të japin llogari përpara drejtësisë.

“Në interes të qytetarëve të Maqedonisë solla vendimin përfundimtar që të anuloj vendimin për falje për 22 persona të cilët merren me politikë. Personat e tjerë nga lista e përgjithshme prej 56 personave mund të bëjnë kërkesë personale që të kërkojnë tërheqjen e vendimit për falje. Me këtë dua të bëjmë të qartë se asnjë politikan nuk është mbi ligjin”, ka theksuar në deklaratën e tij për opinionin presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.

Paraprakisht, drejtori i Drejtorisë për Zgjerim në KE, Kristijan Danielson, pas takimeve që ka realizuar me liderët e katër partive kryesore politike në Maqedoni dhe Prokurorinë Speciale, është shprehur i prerë se në interes të shtetit është tërheqja e menjëhershme vendimit për falje nga ana e Presidentit të shtetit Gjorgje Ivanov.

“Në një vend kandidat për anëtarësim në BE, patjetër duhet të ketë përgjegjësi të plotë dhe trajtim të njëjtë përpara drejtësisë. Nuk ka hapësirë për mosndëshkim dhe drejtësi selektive”, ka thënë Danielson.

Zhvillimet e sotme kanë pasuar pasi në procedurë parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë ka hyrë nisma për formimin eKomisionit të veçantë, i cili do të duhet të shqyrtonte konfirmimin e përgjegjësisë së presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, për vendimin e tij për falje. (REL)

XS
SM
MD
LG