Ndërlidhjet

Francë: Samiti BE - Ballkani Perëndimor

  • RFE /RL

Ilustrim, Parisi

Ilustrim, Parisi

Sot në Paris mbahet Konferenca për Ballkanin Perëndimor, qëllimi i së cilës është afrimi i vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian, përmes forcimit të bashkëpunimit rajonal.

Pjesëmarrës në këtë samit janë kryeministrat e Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegocinës, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë, Kroacisë, dhe Sllovenisë, krahas shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së, si Franca, Gjermania, Italia dhe Austria.

Në këtë samit marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.

Siç njofton ministria e Jashtme e Francës, pas takimit të 24 majit në Paris, ky samit ofron mundësinë që të rishikohen disa prej çështjeve kyçe aktuale, përfshirë krizën e refugjatëve dhe luftën kundër terrorizmit.

Konferenca e Parisit për Ballkanin Perëndimor po mbahet në kuadër të Procesit të Berlinit, takimi i tretë ky pas Berlinit dhe Vjenës, dhe i pari pas referendumit të 23 qershorit, kur qytetarët britanikë votuan për dalje të vendit të tyre nga BE-ja.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, para tre vjetësh e ka nisur procesin e ashtuquajtur të Berlinit, me qëllim nxitjen e bashkëpunimit në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe afrimin e tyre me Bashkimin Evropian.

Në kuadër të këtij procesi deri më tash janë diskutuar në terma konkret edhe projekte të ndryshme përfshirë edhe ato të transportit dhe energjisë.

Qëllimi edhe i këtij samiti, sipas shefes së qeverisë gjermane, Angela Merkel, është që të shpejtohet procesi i afrimit të Ballkanit Perëndimor me BE dhe praktikisht të fuqizojë stabilitetin dhe paqen në rajon. (REL)

Përgatiti: Artan Haraqija

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG