Ndërlidhjet

logo-print

Orav: Nesër partitë takohen për krizën në Maqedoni


Aivo Orav - Arkiv

Aivo Orav - Arkiv

Udhëheqësi i delegacionit të BE-së në Maqedoni, Aivo Orav ka paralajmëruar se përfaqësuesit e partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës do t'i rikthehen të enjten takimeve për daljen e vendit nga ngërçi politik në të cilin ndodhet.

Orav e ka bërë këtë deklaratë pas takimit me të dërguarin e qeverisë gjermane për krizën në Maqedoni, Johannes Haindl.

“Unë mendoj se komuniteti ndërkombëtar po i koordinon shumë mirë të gjitha aktivitetet në vendin tuaj (Maqedoni) dhe shpresoj se vizita e sotme do të ketë një ndikim mbi zhvillimet e ardhshme të ngjarjeve. Javën e kaluar unë dhe ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së dhamë një deklaratë përmes të cilës ftuam të gjitha palët që të bien dakord, sa më shpejt të jetë e mundur, për zbatimin e marrëveshjes së Përzhinës. Për fat të keq, sot nuk ka asgjë pozitive për të thënë dhe shpresoj se nesër do të ketë një takim ku do të marrin pjesë të 4 partitë, e ku do të shohim përparim”, ka deklaruar ambasadori Orav.

Haindl po qëndron në Shkup për takime të veçanta me liderët e katër partive politike nënshkruese të Marrëveshjes politike.

XS
SM
MD
LG