Ndërlidhjet

Biden në Beograd


Biden në Beograd
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:09 0:00

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka mirëpritur nënpresidentin e SHBA-ve, Joseph Biden, në aeroportin e Beogradit. Biden viziton kryeqytetin e Serbisë disa ditë pasi Vuçiq ka krijuar Qeverinë e tij të dytë. Vuçiq ka premtuar zgjerimin e balancit ndërmjet Rusisë dhe perëndimit, por pritet që çështjet kryesore të takimit të Biden me Vuçiqin dhe presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliq, do të jenë marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe çështja e tre shtetasve të SHBA-së me origjinë nga Kosova – vëllezërit Bytyqi, që u vranë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999. Nuk ka asnjë rezultat të hetimeve edhe 17 vjet pas këtij krimi të luftës. Biden do të kalojë disa orë në Beograd dhe pastaj udhëton për në Prishtinë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG