Ndërlidhjet

Protesta të dhunshme në Karolinën Veriore


Protestë në Karolinën Veriore
Protestë në Karolinën Veriore

Policia në SHBA thotë se 12 zyrtarë policorë janë lënduar gjatë protestave që shpërthyhen në Karolinën Veriore.

Protestuesit e zemëruar kanë shkatërruar veturat policore si dhe kanë bllokuar autostradën dhe rrugët e qytetit Charlotte.

Në Charlotte më 20 shtator, policia amerikane kishte qëlluar me armë zjarri një person me ngjyrë.

Keith Lamont Scott u qëllua nga një oficer policie dhe më pas ndërroi jetë në spital.

Policia ka thënë se ai kishte një armë zjarri dhe se paraqiste “rrezik vdekjeprurës” por familjarët e tij thotë se Scott kishte me vete një libër dhe jo armë zjarri.

Edhe në Tusla të Oklahomas njerëzit janë duke protesuar para selisë së policisë pasi një person u vra një javë më parë. Ai ishte i paarmatosur.

XS
SM
MD
LG