Ndërlidhjet

Kosova pëson humbje nga Kroacia


Ekipi i Kosovës në futboll ka pësuar të enjten mbrëma një humbje të thellë nga ekipi kroat, në ndeshjen në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të Futbollit, që do të mbahet në Rusi, në vitin 2018. Në pjesën e parë ekipi kroat realizoi 3 gola, ndërsa ndeshja Kosovë-Kraoci u përmbyll me rezultat 0-6. Në Prishtinë sheshet kryesore ishin të mbushura me adhurues të futbollit, por pas përfundimit të pjesës së parë ato filluan të zbrazeshin. Edhe kafenetë e qytetit, siç ndodh rëndom kur ka ngjarje të tilla sportive, ishin të mbushura plot me sportdashës. Kjo ishte ndeshja e dytë e reprezentacionit të Kosovës në futboll, e cila u mbajt në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, në mungesë të një stadiumi në Kosovë që i plotëson standardet e kërkuara nga FIFA. Ndeshjen e parë Kosova e kishte luajtur në Finlandë dhe kishte barazuar me rezultat 1-1. Përballja e radhës e ekipit të Kosovës do të jetë kundër Ukrainës, më 9 tetor dhe do të zhvillohet në Poloni, për shkak se rivalja e saj, brenda Grupit 'I', nuk e ka njohur ende shtetin e Kosovës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG