Ndërlidhjet

NATO tha se dy ushtarë amerikanë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë një operacioni në veri të Afganistanit.

“Ushtarët janë sulmuar më 3 nëntor gjatë një misioni trajnues dhe këshillues me partnerët tanë afganë, për të spastruar një pozicion të talibanëve dhe për të penguar operacionet e grupit në qarkun e Kunduzit”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

“Pavarësisht ngjarjes së sotme tragjike, mbetemi të palëkundur në përkushtimin tonë për t’i ndihmuar partnerët afganë në mbrojtjen e vendit të tyre”, tha John Nicholson, komandant i lartë i SHBA-së dhe NATO-s në Afgansitan.

Operacionet luftarake të SHBA-së në Afganistan kanë përfunduar në masë të madhe në vitin 2014, por forcat speciale angazhohen në luftime, në ndihmë forcave lokale.

XS
SM
MD
LG