Ndërlidhjet

Pakistan: Nga eksplodimi afër një xhamie ka të vrarë dhe të plagosur


Pamje pas një eksplodimi të mëparshëm në Paraçinar të Pakistanit
Pamje pas një eksplodimi të mëparshëm në Paraçinar të Pakistanit

Një eksplodim në rajonin Paraçinar në Pakistan, i banuar kryesisht me popullatë shiite, janë vrarë së paku 5 vetë dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë, kanë thënë zyrtarët.

Administratori qeveritar, Zahid Hussain, tha seshpërthimi i sotëm ishte shkaktuar nga një bombë afër një xhamie shiite dhe tregut të qytetit.

Dëshmitarët thanë se së paku tetë vetë janë vrarë në Paraçinar, që është kryeqytet i rajonit fisnor Kurram, në kufi me Afganistanin.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë eksplodim.

Nga një eksplodim i tillë në Paraçinar më 21 janar, ishin vrarë 24 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Për këtë sulm, përgjegjësinë e patën marrë talibanët pakistanezë.

XS
SM
MD
LG