Ushtria turke thotë se do të vazhdojë të ketë prezencë ushtarake në Siri për të parandaluar çdo “formacion të padëshiruar” dhe për siguruar stabilitet në rajon.
Deklarata e 31 marsit, vjen dy ditë pasi Turqia njoftoi se do të përfundojë fushatë ushtarake të quajtur “Mburoja e Eufratit”, në afërsi të kufirit turk në veri të Sirisë.
Në deklaratë thuhet se ajo fazë e operacionit kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe “terroristëve” ka përfunduar “me sukses”, por nuk është treguar se cila do të jetë fushata e re ushtarake brenda Sirisë.
“Ne po vazhdojmë operacionit tona për të mbrojtur sigurinë kombëtare, për të parandaluar formimin e formacioneve të padëshiruara dhe të lejojmë që vëllezërit dhe motrat tona siriane të kthehen në shtetin e tyre. Do të vazhdojmë të mbajmë sigurinë dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në deklaratën e ushtrisë turke.
Turqia nisi operacionin e quajtur “Mburoja e Eufratit” gushtin e kaluar, duke larguar nga zona afër kurfirit turk, militantët e Shtetit Islamik.
Konflikti në Siri, që ka nisur më 2011, vlerësohet se ka lënë të vdekur mbi 300,000 persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.
Turqia dhe Shtetet e Bashkuara mbështesin fraksione të ndryshme që luftojnë trupat qeveritare të presidentit Bashar al-Assad, ndërkaq Rusia dhe Irani mbështesin Assadin.