Ndërlidhjet

Trump miraton anëtarësimin e Malit të Zi në NATO


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar protokollin e pranimit të Malit të Zi në NATO, konfirmoi Shtëpia e Bardhë.

Nënshkrimi vjen pak ditë pasi Senati amerikan e ratifikoi protokollin me shumicë votash.

"NATO është kyçe për paqen dhe sigurinë në kontinentin evropian", tha përmes një deklarate Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se anëtarësimi i Malit të Zi do të sinjalizojë për aspiruesit e tjerë se "dera për anëtarësim në komunitetin euro-atlantik mbetet e hapur".

"Presidenti Trump uron popullin malazez për fleksibilitetin dhe angazhimin e dëshmuar ndaj vlerave demokratike të NATO-s", thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Pas nënshkrimit të protokollit për Malin e Zi nga presidenti Trump, mbetet që këtë procedurë të verfikimit ta përmbyllin edhe Spanja dhe Holanda.

Zyrtarët malazezë presin që Mali i Zi të bëhet anëtar i barabartë i NATO-s në fund të majit apo fillim të qershorit.

XS
SM
MD
LG