Dhuna e shfrenuar e protestuesve ndaj deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë, 31-vjetori i katastrofës më të madhe bërthamore të Çernobilit, lufta e vazhdueshme ndaj militantëve të Shtetit Islamik, janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që po lëmë pas, prej nga sjellim fotografitë më të veçanta.
Fotografitë e javës
1
Një protestues gjatë protestave kundër zgjedhjes së Aleksandar Vuçiqit president, Beograd, Serbi.
2
Adhuruesit e historisë me uniformat e Ushtrisë së SHBA-së të Luftës së Dytë Botërore, dhe këndojnë himnin kombëtar të Shteteve të Bashkuara, gjatë një ngjarjeje përkujtimi të Konvojit të Lirisë në Pragë. Konvoji i Lirisë përkujton momentet në vitin 1945 kur pjesa perëndimore e vendit u çlirua nga shtypja naziste nga Ushtria e SHBA-së.
3
Zoran Zaev, kreu i koalicionit të sapoformuar në Maqedoni, i lënduar nga protestuesit që u futën dhunshëm në Kuvend, në shenjë pakënaqësie ndaj zgjedhjes së Talat Xhaferit si kryetar Kuvendi.
4
Një roje nderi qëndron pranë monumentit të Lavdisë së Përjetshme të Luftës së Dytë Botërore gjatë një ceremonie inaugurimi për anëtarët e adoptuar rishtazi të Armatës së Re në qytetin jugor rus Stavropol.