Ndërlidhjet

logo-print

Fëmijët vrapojnë në Ditën Olimpike


Mbi 1 mijë fëmijë të lindur në vitin 2008, vitin e pavarësisë së Kosovës, kanë vrapuar sot në Prishtinë, për të shënuar Ditën Olimpike, organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës. Pavarësisht se Dita Ndërkombëtare Olimpike është më 23 qershor, në Kosovë kjo ditë është shënuar sot, më 27 maj, pasi përkon me ditën e themelimit të Komitetit Olimpik të Kosovës, 27 majin e vitit 1992. “Ne kemi dashur që në këtë ditë të vrapojnë fëmijët e pavarësisë, në mënyrë që ta lidhim këtë ditë me shpalljen e pavarësisë dhe të japim mesazhin tek fëmijët që të vrapojnë dhe merren me sport gjithë jetën”, ka thënë Ramadan Selimi, kryetar i Komisionit Organizativ. Komiteti Olimpik i Kosovës u pranua në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, me të drejta të plota, në dhjetor të vitit 2014.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG