Ndërlidhjet

Gjukanoviq feston fitoren


Fitorja e kryeministrit Millo Gjukanoviq në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi është shënuar me festime të shumta në këtë vend. Këto zgjedhje, që u mbajtën të dielën, shiheshin si një zgjedhje ndërmjet lidhjeve më të ngushta me Rusinë, apo me Perëndimin. Gjatë një feste për të shënuar këtë fitore, Gjukanoviq u tha anëtarëve të partisë se Mali i Zi ka zgjedhur ta vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Rezultatet jo zyrtare tregojnë se partia pro-perëndimore, Demokratike Socialiste e Gjukanoviqit, fitoi shumicën e ulëseve, por asaj do t’i duhet të gjejë partner koalicioni, në mënyrë që ta formojë qeverinë. Rezultatet zyrtare pritet të dihen gjatë ditëve të ardhshme. Ky ishte një proces i tensionuar votimi, me 20 njerëz të arrestuar gjatë fundjavës, të dyshuar për planifikim të sulmeve terroriste. Drejtori i Policisë tha se burrat e arrestuar vinin nga Serbia dhe po planifikonin të pajiseshin me armë automatike, për të sulmuar institucionet shtetërore. (Shërbimi për Ballkanin i Radios Evropa e Lirë)

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG