Ndërlidhjet

Rriten shpenzimet e mbrojtjes të aleatëve të NATO-s


Ilustrim
Ilustrim

Shpenzimet e mbrojtjes të vendeve evropiane anëtare të NATO-s do të rriten për të parën herë në një dekadë, i tha së përditshmes, Financial Times, sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

“Parashikimi për 2016-ën, bazuar në të dhënat nga shtetet aleate, tregon se viti 2016 do të jetë viti i parë me shtim të shpenzimeve të mbrojtjes në mesin e aleatëve evropianë, për të parën herë në shumë vite”, tha Stoltenberg në intervistën e publikuar të martën, dhe ka shtuar se “ne ballafaqohemi me pasiguri, me më tepër kërcënime, me më tepër sfida se në një gjeneratë”.

Vitin e kaluar, aleatët evropianë të NATO-s i kanë shpenzuar 253 miliardë dollarë për mbrojtje, ndërsa ushtria e Shteteve të Bashkuara ka shpenzuar 618 miliardë. Kjo shumë paraqet afro 1.43% të GDP-së së aleatëve, që është për 100 miliardë dollarë nën përkushtimet e tyre për shpenzime vjetore prej 2% të GDP-së.

NATO-ja nuk ka paraqitur të dhëna të sakta për vitin 2016, por shtetet baltike, që janë në kufi me Rusinë, kanë shpallur rritje të madhe të shpenzimeve ushtarake këtë vit. Në këtë aspekt, shpenzimi i Letonisë ka arritur në 60%, Lituania ka pasur kërcim prej 35%, ndërsa Estonia ka shënuar rritje prej 9%. Shkallë të këtillë të rritjes ka pasur edhe Polonia.

Shpenzimet ushtarake të Britanisë, po ashtu, priten të rriten këtë vit.

“Ne ende kemi rrugë të gjatë përpara, por kjo pamje është më e mirë se më parë”, i tha Stoltenberg së përditshmes londineze, Financial Times.

Nga ana tjetër, ministri i mbrojtjes i Polonisë, Antoni Macierewicz, pas takimit me Stoltenberg të martën në Varshavë, tha se katër batalione të ushtarëve të aleancës do të vendosen në Poloni dhe në tri shtetet baltike, në mënyrë që rajoni të ketë ndjenjë për siguri më të madhe.

Zakonisht, një batalion përbëhet nga 300 deri në 800 ushtarë.

Më 8 dhe 9 korrik në Varshavë mbahet samiti i NATO-s, ku pritet të merret vendimi se sa trupa shtesë do të vendosen në krahun lindor dhe në cilin vend saktësisht, për ta kundërshtuar atë që Stoltenberg thotë se është “këmbëngulësi më e madhe e Rusisë, duke i frikësuar fqinjët e vet dhe duke i ndryshuar kufijtë me forcë”.

Duke u përgjigjur ndaj deklaratave të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe duke e komentuar lajmin për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje të vendeve evropiane, zëvendësministri i jashtëm i Rusisë, Alexei Meshkov, tha se Rusia do të përgjigjet ndaj pranisë së shtuar ushtarake të NATO-s afër kufijve të saj.

“Ne duhet të garantojmë siguri për shtetin tonë”, tha ai të martën, por nuk dhadetaje për planet e Rusisë. (REL)

Përgatiti: Fatmir Bujupi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG