Ndërlidhjet

Shesheli sfidon Hagën


Shesheli sfidon Hagën
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:01:15 0:00

Lideri nacionalist serb i vijës ekstremiste dhe i dyshuari për krime lufte, Vojisllav Sheshel, e ka sfiduar Tribunalin e Hagës, duke u paraqitur publikisht në Beograd. I rrethuar nga përkrahësit e tij, ai mbante në duar flamujt e djegur të BE-së dhe NATO-s, në shkallët e një gjykate në kryeqytetin serb. Shesheli, i cili ndodhet nën mbikqyrjen e Tribunalit që nga viti 2003, ishte lejuar që të kthehej në Serbi në fund të vitit 2014, për t’u trajtuar nga kanceri. Ai u paraqit më 10 mars para një seance dëgjimore në gjykatë, lidhur me ekstradimin e tij në Hagë, por, seanca është shtyer, pa ndonjë vendim. Sheshel ishte akuzuar për rekrutim të forcave paramilitare serbe në luftërat e viteve 90-të, në Kroaci dhe Bosnjë dhe Hercegovinë. Ai ishte thirrur nga Tribunali i Krimeve të Luftës që të kthehej në Hagë për vendimin e 31 marsit, por ai është zotuar se nuk do të kthehet më kurrë atje.

XS
SM
MD
LG