Bashkë me tetë gra të tjera të komunitetit egjiptian, Albana mori pajisjet që iu dhuruan dhe nisi të kërkonte kliente për biznesin e saj të ri, që merrej me pastrim të shtëpive.
Për miratimin formal të këtij plani, i cili përfshin 6 miliardë euro ndihmë financiare për gjashtë vendet e rajonit, është i domosdoshëm pajtimi i Parlamentit Evropian dhe Këshillit.
Kosova është vendi i vetëm në Evropë që nuk bën pjesë në Këshillin e Byrove Evropiane dhe, rrjedhimisht, qytetarët e saj mbeten jashtë Sistemit të Kartonit të Gjelbër.
Opozita nuk ka konsensus për mënyrën se si të shkohet në zgjedhje të parakohshme, por shprehet në favor të tyre, për shkak të, siç konsideron ajo, dështimeve të vazhdueshme të Qeverisë, qoftë në planin e brendshëm, qoftë në politikën e jashtme.
Kush po e djeg pronën personale në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës?
Inspektorati Farmaceutik ka bërë të ditur se metadoni “nuk administrohet siç duhet” në disa institucione publike shëndetësore në Kosovë.
Mes dilemash dhe kundërshtimesh nga Kina dhe Rusia, atëbotë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, më 23 mars 1999, në orën 22:17, urdhëroi një sulm ajror mbi Republikën Federale të Jugosllavisë.
Ekipi i forenzikës i Radios Evropa e Lirë analizoi pamjet që shpërndau Kurti në rrjetet sociale dhe lokalizoi vendin ku ndodheshin automjetet ushtarake serbe.
Vendet që e nënshkruajnë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kur anëtarësohen në Këshillin e Evropës, zotohen për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të individëve, për sundim të ligjit dhe për demokraci.
Këtë javë u bë një vit prej se ata u pajtuan për udhërrëfyesin e zbatimit të Marrëveshjes bazike, të arritur në shkurt të vitit 2023.
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka propozuar rritjen e çmimit të energjisë së prodhuar. Por, për rrtijen e tarifave vendos Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).
Licencimi i mundshëm i bankës serbe, Kursimorja e Postës, do të ishte “hap prapa” për ekonomistin kosovar, Mejdi Bektashi.
Shfaq më shumë