Agjencia e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut ka thënë se është “thellësisht e alarmuar” nga rikthimi i dhunës në rajonin Rakhine të Mianmarit, dhe ka paralajmëruar për “mizori” tjera.
Televizioni shtetëror i Iranit ka thënë se disa ekipe për shpëtim janë duke tentuar të arrijnë te një helikopter i përfshirë në “incident”, në të cilin ka qenë presidenti i vendit Ebrahim Raisi.
Situata në Bishkek është stabilizuar në orët e vona të 18 majit, ka thënë policia, pas dhunës së disa grupeve kundër studentëve të huaj, që ka rezultuar me të paktën 29 persona të lënduar, përfshirë persona të huaj.
Rusia ka thënë se ka rrëzuar rreth 60 dronë dhe disa raketa mbi territorin e saj, derisa Ukraina ka thënë se ka shkatërruar mbi 30 dronë rusë.
Jeta e kryeministrit sllovak Robert Fico nuk është më në rrezik, pas atentatit me të cilin është përballur ditë më parë, ka thënë zëvendëskryeministri i Sllovakisë, Robert Kalinak të dielën.
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Liz Allen e ka konsideruar formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, si hap thelbësor në jetësimin e synimeve euro-atlantike të Kosovës.
Boksieri Oleksandr Usyk është bërë kampion I pakontestueshëm I boksit në botë, pas fitores që ka shënuar kundër Tyson Furyt në garën e zhvilluar në Riad të Arabisë Saudite, në orët e para të së dielës.
Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili I ka vënë veto të ashtuquajturit projektligjit për agjentë të huaj që shënjestron mediat dhe organizatat joqeveritare që financohen prej qeverive të huaja.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ka mundësi që Rusia të rrisë shkallën e sulmeve në verilindje të Ukrainës, pas fitoreve të fundit që i ka shënuar afër qytetit të Harkivit.
Ambasadori i Bosnje-Hercegovinës në Kombet e Bashkuara, Zllatko Llagumxhija ka bërë të ditur se është arritur pajtueshmëri për tekstin final të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë.
Qeveria e Kosovës e ka prezantuar të shtunën planin për reformim të skemës së asistencës sociale në Kosovë.
Qeveria e Kirgizisë ka thënë se katër shtetas të huaj janë arrestuar pas dhunës së një turme në Bishkek në mesnatën e 17-18 majit, duke rezultuar me plagosjen e të paktën 28 personave, përfshirë dhjetëra shtetasve të huaj.
Shfaq më shumë