Vizita e Xi-së në Francë përkon me 60-vjetorin e vendosjes së raporteve diplomatike mes Francës dhe Kinës.
Ukraina ende nuk ka komentuar për pretendimin e Rusisë të bërë më 5 maj se ka marrë kontrollin e Oçeretjnes.
Al Jazeera është një prej mediave të pakta ndërkombëtare që raportojnë nga Gaza që nga nisja e luftës më 7 tetor.
Policia shqiptare njoftoi se për shkak të dhunës së ushtruar nga babai, një vajzë nëntë vjeçe në qytetin e Shkodrës dyshohet se u vetëvra. Po ashtu, dyshohet se janë vetëmbytur edhe nëna me dy fëmijët e tjerë të moshës tetë dhe tre vjeç.
Sulmet u kryen në ditën kur të krishterët ortodoksë në Ukrainë dhe Rusi po kremtojnë Pashkët.
Ushtria izraelite njoftoi se forcat e saj kanë vrarë pesë palestinezë të cilët ishin barrikaduar në një ndërtesë që u rrethua për 12 orë, në Bregun e pushtuar Perëndimor, më 4 maj.
Miliona të krishterë ortodoksë në mbarë botën kremtuan Pashkët, duke marrë pjesë në meshat e mesnatës për të shënuar ditën më të shenjtë në kalendarin ortodoks.
Zelensky kërkohet për akuza penale, por nuk saktësohet se për çfarë akuze bëhet fjalë. Për më tepër, nuk dihet se kur është futur emri i Zelenskyt në listë.
Delegacioni i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – po merr pjesë në bisedimet në Kajro, përderisa media shtetërore e Egjiptit raportoi për “përparim të dukshëm” në bisedimet për armëpushim me Izraelin.
Stërvitjet ushtarake të NATO-s, që kanë nisur katër muaj më parë pranë kufirit me Rusinë janë dëshmi se aleanca ushtarake perëndimore po përgatitet për një konflikt të mundshëm me Rusinë, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse.
Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, tha se disa shtete, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, janë duke u përgatitur që të bllokojnë një votim gjatë majit për pranimin e Kosovës në organizatën e Këshillit të Evropës (KiE).
Së fundi, Rusia ka intensifikuar sulmet e saj në rajonin e Harkivit, kryeqyteti i të cilit gjendet 30 kilometra nga kufiri rus.
Shfaq më shumë