E mërkurë, korrik 30, 2014 Kosova 00:54

Aktuale

Pas shpërthimit në Mitrovicë, arrestohet një i dyshuar

Dy fëmijë të familjes Vuçetiç, e cila jeton në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, janë plagosur ditën e hënë nga shpërthimi i një granate dore, e cila është hedhur në shtëpinë e tyre.

Policia e Kosovës raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45 minuta, ndërkohë që tashmë një person i nacionalitetit serb po mbahet në polici, si i dyshuar për sulmin.

Raportet e para që Policia e Kosovës i ka siguruar nga hetuesit policorë flasin se mjeti eksplodues i cili ka shpërthyer nën rrethana ende të pasqaruara, ka shkaktuar lëndimet trupore të dy fëmijëve, motër dhe vëlla, njëri i moshës 3 vjeçare dhe tjetri 9 vjeç, të përkatësisë etnike serbe, të cilët në momentin e shpërthimit ishin në katin e dytë të shtëpisë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës  për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se njësitë e hetimit të policisë, lidhur me rastin, tashmë kanë arrestuar një person të dyshuar.

Si pjesë e zhvillimit ose procedurave hetimore lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka bërë bastisjen e dy shtëpive, përkatësisht dy banesave nën një kulm të shtëpisë, ku jeton familja, pala e dëmtuar, dhe një familje tjetër. Të dyja familjet janë të përkatësisë etnike serbe. Një person, rreth 40 vjeçar, i përkatësisë etnike serbe, është ndaluar në lokalet e policore, për mbajtje pas veprimeve hetimore të hetuesve rajonal për krime të rënda".

"I dyshuari, i cili konsiderohet si bashkëbanues dhe jeton së bashku me familjen etij në katin e parë të shtëpis së njëjtë në të cilën ka ndodhur shpërthimi, është arrestuar pas bastisjes së realizuar nën autorizimet përkatëse të prokurorit”, u shpreh Hoti.

Zëdhënësi i policisë Hoti ka shtuar se gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, tek ai janë gjetur armë të ngjashme me atë që është hedhur në shtëpinë e familjes Vuçetiq.

Gjatë realizimit të kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit të arrestuar, janë identifikuar dhe sekuestruar një granatë dore e tipit M75, prodhim jugosllav, dy lugë të granatave të dorës, dy karikator të armës automatike me 50 fishek, të kalibrit 7.62 mm, një palë lidhëse (pranga) policore, dhe një diktafon".

"Do të thotë se konsiderohet, në bazë të vlerësimit ose konstatimit të ekspertëve për identifikim të mjeteve shpërthyese ose eksploduese, se mjeti eksplodues, i cili ka shpërthyer në shtëpinë e familjes Vuçetiq ose palës së dëmtuar, konsiderohet të jetë granatë dore e tipit M75, prodhim jugosllav. Do të thotë, e ngjashme me atë e cila është sekuestruar nga shtëpia e të dyshuarit”, tha Hoti.

Ndaj të dyshuarit të arrestuar, me autorizim të prokurorit të shtetit, është caktuar masa e ndalimit policor deri në 48 orë, për vazhdim të procedurave të mëtejme hetimore.

Në anën tjetër, dy fëmijët e plagosur, tash për tash nuk janë në rrezik jete dhe ata po kurohen në spitalin e kirurgjisë në veriun e Mitrovicës.

Më herët mjekët e kësaj qendre kishin kërkuar transportimin e fëmijëve për në Beograd, por shefi i spitalit të kirurgjisë në Mitrovicë, Radimir Jankoviq, tha se një gjë e tillë është panevojshme.

Gjendja e fëmijëve të lënguar është stabile. Në vazhdim e sipër janë duke u bërë edhe disa fotografi të rëntgenit. Janë disa cifla të imta të cilat kanë shkaktuar dëmtime në qafë, por nuk është i domosdoshëm ndonjë intervenim kirurgjik dhe ne kemi mundësi që të përkujdesemi për ta deri në fund dhe nuk propozojmë që ata të transportohen”, tha Jankoviq.

Ndryshe, sulmin me bombë në Lagjen e Boshnjakëve, e ka dënuar ashpër Qeveria e Kosovës, e cila në një deklaratë për medie i ftuar qytetarët e Republikës së Kosovës për qetësi dhe maturi, si dhe të mos bien në ndikim dhe të bashkëpunojnë me grupet që po tentojnë të tensionojnë situatën në këtë pjesë të territorit të Kosovës. 

Qeveria e Republikës së Kosovës, gjithashtu kërkon angazhim dhe përkushtim të lartë të organeve të rendit dhe ligjit që të ruajnë rendin dhe qetësinë, dhe që sa më shpejt të vihen para drejtësisë autorët e këtyre incidenteve.

Sulmin ndaj familjes Vuçetiq e ka dënuar ashpër Zyra Administrative e Qeverisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.

Adrijana Hoxhiq, drejtuese e kësaj zyre, ka thënë se “një gjë e tillë nuk mund të tolerohet dhe kjo vepër nuk guxon të kalojë pa u ndëshkuar”.

Në anën tjetër, Aleksandër Vulin, shef i zyrës për Kosovën i qeverisë së Serbisë, sulmin mbi familjen Vuçetiç e ka cilësuar si akt terrorist. Ai ka kërkuar nga mekanizmat ndërkombëtarë që të japin një sqarim lidhur me incidentin.

Kërkojmë që bashkësia ndërkombëtare, urgjentisht, menjëherë sonte, të dalë së paku me një qëndrim lidhur me këtë që ka ngjarë dhe të na thotë se e merr përgjegjësinë në përputhje me kompetencat e veta, të cilat nuk janë të vogla, se do të na siguroj për ta marrë vesh të vërtetën dhe se fajtorët do të dënohen”, ka thënë Vulin.

Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Farid Zarif e ka quajtur akt qyqar sulmin mbi familjen Vuçetiç dhe ka theksuar se aktet e tilla duhet të ndërpriten menjëherë.

"Unë e di që populli i Kosovës është i tronditur nga aktet e tilla që janë të dënueshme plotësisht. Unë u bëj thirrje të gjithëve që t’i dënojnë këto akte”, ka thënë Zarif.

Bekim Bislimi

beka.bislimi+gmail.com

Bekim Bislimi ka lindur më 20. 03. 1968 në Vërban të Vitisë. Prej muajit dhjetor të vitit 2001 e deri më tash punon si korrespondent i Radios Evropa e Lirë, për shërbimin në gjuhën shqipe.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : DARDANI Prej : FRANCA
05.02.2013 16:30
ME SIGURI KY I DYSHUAR PER KET KRIM NESER LIROHET SI GJITHEHAR KJO PO TREGON TASHE 14 VITE EDHE UNMIKU TANI EULEXI EDHE KFORI KAN DESHTUAR NE VERI TURPE PER KTO FORCA.
Në përgjigje

Nga : dardan Prej : stockholm
05.02.2013 23:20
DARDANI !
Nese jetoni ne France ju kisha lutur sipas mundesive nese mundeni te gjeni kete liber te perkthyer ne frengjisht,nese keni njohuri te mire te gjuhes Frenge dhe te lexoni.
Ende nuk e dij nese eshte perkthyer ne Shqip.

Eshte nje liber i keshilltarit te presidentit Amerikan Wilson.

Bowman, Isaiah,
"The new world; problems in political geography (1921), Yonkers-on-Hudson World Book Co, 1921, Chapter Seventeen; The Albanian Mountaineers, f. 306-312".

Ne Shqip “Bota e re, problemet e gjeografisë politike”
Nese e gjen lexim te kendshem.klm.
Dhe do te kupton me shum kontinentin ne te cilin jeton ..EUROPEN.