Ndërlidhjet

Mirëpriten deklaratat e vendeve fqinje


Ilustrim
Ilustrim
Analisti politik maqedonas Vllatko Bozhinonski në deklaratat e shefave të diplomacisë së Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë për dëshmi konkrete se Maqedonia është për fqinjësi të mirë, si kusht për caktimin e datës për fillimin e bisedimeve me BE, sheh një shans të mirë që autoritetet e vendit të angazhohen për arritjen e konsensusit të brendshëm, sa i përket përcaktimit të ashtuquajturave “vija të kuqe” që do të çonin kah kompromisi.

Partitë politike duhet të ulen dhe të bisedojnë çështjen e emrit për të dëshmuar konstruktivitet nga pala maqedonase, fillimisht duke arritur një qëndrim të përbashkët nga të gjitha forcat relevante politike sa i përket çështjes së emrit dhe deri ku mund të shkohet me kompromis, dhe më pas duhet intensifikuar negociatat me palën greke që të mbyllet një herë e përgjithmonë çështja e emrit që e mban peng integrimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike për disa vite me radhë”, vlerëson Bozhinovski.

Nga ana tjetër, Mersel Bilalli, reagimet që vinë nga vendet fqinje i konsideron si diçka që i paraprin vendimit të Këshillit Evropian sa i përket caktimit të datës për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.

Mendoj se vendimi i Këshillit të Evropës në dhjetorë do të jetë pozitiv sa i përket caktimit të datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e vendit në BE. Mirëpo kjo nuk do të thotë se ato bisedime do të zhvillohen pa kusht. Kështu që mund të themi se do të kemi zhbllokim të situatës ku përgjegjësia do të bie mbi palën maqedonase”, vlerëson Billalli, ish këshilltar në kabinetin presidencial.

Ai shton se deklarata e përbashkët e shefave të diplomacisë greke, bullgare dhe asaj rumune mund të merret si hedhje e dorezës për Maqedoninë.

Maqedonia më tutje nuk do të mund të akuzojë BE-në dhe organet e saja për bllokimi në procesin euro-integrues, sepse qëndrimi do të jetë se bisedimet do të duhet të startojnë për zgjidhjen e emrit dhe në fazën fillestare paralelisht me bisedimet për anëtarësim, kështu që përgjegjësia kryekëput bie mbi palën maqedonase, sa ajo do të jetë e gatshme të frymojë sipas standardeve që vlejnë për vendet e BE”, shprehet Billalli.

Ndryshe ministrat e Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe të Greqisë, Nikollaj Mlladenov dhe Dimitris Avramopulos, të hënën nga Sofja porositën se nuk do të lejojnë anëtarësim të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, nëse Shkupi zyrtarisht nuk dëshmon qëllime të mira fqinjësore.

Megjithatë shefat e diplomacive së Greqisë , Bullgarisë dhe Rumanisë kanë theksuar se vështirësitë e tanishme me të cilat përballet BE-ja nuk duhet ta dobësojnë dinamikën e procesit të zgjerimit, “përkundrazi, promovimi i integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor ndoshta me të vërtetë mund të bëhet pjesë e zgjidhjes së krizës”.

Ndërkohë që Maqedonia është shtet kandidat për në BE që nga vitit 2005, problemi i pazgjedhur me Greqinë për çështjen e emrit ka bërë që të bllokohet integrimi i vendit në familjen evropiane.
XS
SM
MD
LG