E mërkurë, shtator 17, 2014 Kosova 09:31

Kronika

Paviçeviq: Jemi marrë vesh, në veri nuk paguhet doganë

Prishtina dhe Beogradi kanë vazhduar këto ditë bisedimet nëpër grupe punuese në lidhje me konkretizimin e marrëveshjes për Menaxhim të Integruar të Kufirit, duke i shtuar asaj edhe atë për doganë, taksa e akcizë.

Sipas Qeverisë serbe, palët janë pajtuar që mallrat, të cilat hyjnë nga Serbia përmes dy pikave kufitare në veri të Kosovës dhe si destinacion kanë komunat veriore, nuk do të paguajnë doganë.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës nuk ka interpretuar detaje të marrëveshjes, por ka insistuar që Kosova do të mbetet me sistem unik doganor.

Shefi i ekipit negociator të Serbisë, Dejan Paviçeviq, ka deklaruar se zbatimi në praktikë i marrëveshjes për taksa - doganë e akcizë, fillon nga 20 dhjetori. 

Kjo marrëveshje, ka nënvizuar Paviçeviq, parasheh që mallrat që hyjnë në Kosovë përmes pikave kufitare në veri dhe që janë të destinuara për komunat veriore, nuk doganohen.

Dejan PaviçeviqDejan Paviçeviq
x
Dejan Paviçeviq
Dejan Paviçeviq
"Të gjitha mallrat, për të cilat nuk paguhet akciza, mund të hyjë pa doganim në veri të Kosovës, ashtu sikur dhe malli i akcizës deri në tre tonë e gjysmë nëse ky mall është i destinuar të shkojë në veri të Kosovës", ka thënë Paviçeviq, duke prezantuar rezultatet e takimeve të nëngrupeve punuese ndërmjet Prishtinës e Beogradit. 

Qeveria e Kosovës nuk ka sqaruar detaje të bisedimeve në nëngrupet teknike lidhur me pagesat e taksave doganore. Përderisa zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, edhe pse nuk i ka komentuar detajet e këtyre bisedimeve, ka thënë se Kosova do të mbetet me një zonë doganore.

“Kosova e ka ligjin vet që është një zonë doganore dhe kështu do ta ketë edhe në të ardhmen”, është shprehur Kuçi.

Në anën tjetër, Paviçeviq ka thënë po ashtu se malli që importohet nga Serbia do të shënohet për statistika, por ai nuk do të doganohet. Një marrëveshje e tillë, sipas kryenegociatorit serb, është në harmoni me IBM-në, marrëveshje kjo e arritur në kuadër të dialogut teknik Prishtinë - Beograd, por e cila filloi së zbatuari pas dakordimit në dialogun e nivelit të kryeministrave të të dyja vendeve. 

Ndërkaq, duke iu referuar deklaratave të serbëve të veriut se Kosova nuk po e zbaton IBM-në sipas marrëveshjes, Paviçeviq ka kërcënuar palën kosovare se “nëse ndodh ndonjë obstruksion”, Serbia është e gatshme ta suspendojë këtë marrëveshje.

Pala serbe në bisedimet me Prishtinën kryesisht është përqendruar në trajtimin e veriut të Kosovës si pjesë të veçantë të dialogut, çka është dëshmuar si me marrëveshjen për IBM-në, ashtu edhe me paralajmërimet për platformën ku veriu për Serbinë identifikohet si një zonë me status të veçantë.

Edhe analistët politikë në Prishtinë kanë tërhequr vërejtjen se lirimi i veriut nga taksat doganore do të ishte hapi i parë i kësaj pjesë drejt autonomisë. 

Mirëpo, ndryshe mendon zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.

Hajredin KuçiHajredin Kuçi
x
Hajredin Kuçi
Hajredin Kuçi
“Veriu është pjesë e Kosovës. Atje do të zbatohet Pakoja e Ahtisaarit, që është kompromisi ynë i dhimbshëm dhe nuk mund të ketë balance tjera, as etnike e as të drejtave të komuniteteve apo balance të ushtrimit gjeografik të sovranitetit. Serbia duhet të jetë e kujdesshme që konsumi i brendshëm të mos i prishë raportet me të tjerët dhe mendoj se ajo duhet të marrë edhe përgjigjen adekuate nga BE-ja”, ka thënë Kuçi. 

Përparimet në marrëveshjen IBM i ka përshëndetur edhe përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme e BE-së, Catherine Ashton. Ajo pret që mirëkuptimi i arritur në martën në Bruksel, të mundësojë funksionimin pa pengesa të dy vendkalimeve të hapura më 10 dhjetor, dhe hapjen e dy pikave tjera deri në fund të vitit.

Zijadin Gashi

zijadin.gashi+gmail.com

Zijadin Gashi, i lindur më 01 janar 1973 në Prishtinë. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 1997. Si korrespondent i Radios Evropa e Lirë punon që nga maji i vitit 2001.

Twitter
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Tini Prej : Suedi
20.12.2012 12:02
Hej i njerz ... à po mendoni shka po shkruni, à veq ju ka ardh shansa me fol diqka qka nuk shkruhet si p.sh kta 2 zvicra e germani kqyrni more punt e juve se kur ka qen luft as qe keni Nije per kosov e tash kishe dini diqka punoni naj baustell se shum si juve as nuk e meritoni kosoven gjith diten ne germani e zvicer e shum venne te evropes rrini me serb e kishe år kritikoj dikan

Nga : Mixha Selman Prej : wallskan
20.12.2012 07:58
Shtet që mbronë sovranitet dhe doganë të veten pa armë, unë nuk njoh në këtë botë. Prandaj, me krejt këto që ne shqiptarët po merremi deri më tash janë vetëmashtrim dhe pluhur në sytë e tanë. Kosova, duhet të armatoset mirë dhe sovraniteti bëhet për 35 minuta. Armiku kur të pinë ujë në qafë, thuhet që nuk të frigohet. Dhe mos të mendojmë ne shqiptarët që në këtë maskarallëk është e vetme, Serbia. Jo, ajo ka edhe shumë e shumë miq, madje 95 përqind e BE, punon për Serbinë dhe jo për drejtësinë dhe shqiptarët. Kur ne shqiptarët do t`i mësojmë këto dredhi shumë tinëzare, atëhere ne do të mbushemi mendë se si duhet të sillemi, por atëherë do të bëhet vonë. Prandaj hapëni sytë dhe veproni sa nuk është bërë tepër vonë, shqiptarë.

Nga : DARDANI Prej : PARIS
20.12.2012 00:34
BRRAVO MIR SHUM KOKAN MARRE VESH NE BRUKSEL DERI NE 3.5 TON NUK PAGUHET DOGAN JOU PASKIT THYE SERBVE ME VAZHDU KONTRABANDA SI KA QEN GJTHMON O MJER KOSOVA KUSH JAN TU E UDHEHEQ KET POPULL OSE MA MIR ME THANE AJO FJALA E VJETER O ZOT RUJ SHQIPETARET PREJ SHQIPTARVE JEMI MENDJE LEHET SHUM SHPEJT KORRUPTOHEMI HAJMEDET.

Nga : besniku Prej : klin
19.12.2012 22:29
o i mjeri populli i kosoves kan ka ne krye po 200 kriminel serrb lujn me 2 miljon kosovar kurse ne jemi viktim e luftes se fundit edhe apet lujn me neve qysh dojn mallrat qe hin ne veri mos mu doganu dot thet se serrbia bjen mall ne komunat e veta ato i konsideron te vetat ne ven se na meju qit kushte serrbis ata lujn me neve qysh dojn edhe qeveria jon nuk jep asni sqarim se qka po ndodh me dialog ne popullin duhet me na shprengul krejt pej kosoves krejt si nuk qohum e mej hiq kit qeveri

Nga : isa Prej : mitrovic
19.12.2012 20:26
kryeministri spe mban as ni dit premtimin per dogana hashim huruglica po dalin tradhtar te kombit.

Nga : Drenicaku Prej : Gjermani
19.12.2012 19:11
Valla cka po don Serbia po ban me keta anaalfabet. O, te bekuar po krejt malli cka hyn ne Kosove hyn per shqiptaret e serbet qe jetojne ne Kosove. A hyn me biciklete, veture apo deri 3,5 ton mvaret cka hyn e jo me kg.

Nga : Anonim Prej : GIMA
19.12.2012 15:27
Nëse ka kush që do t'i bëjë keq shqiptarisë, ata janë vetë shqiptarët ("politikanët" e tyre) kështu që dashtë Zoti që shqiptarët të shpëtojnë nga njeri tjetri, respëktivisht nga "politikanët" e tyre.

Nga : kosovari Prej : zvicerr
19.12.2012 13:56
ma mir ish kan mu kthy prap serbia dhe nete merr prap shtetin ne dor edhe ashtu po managjon krejt kosoven kur eke popullin pa sy kur eke popullin pa shkoll keto jan qe ndodhin edhe Z THAQI eka pa se ska popull qe del e ndal dhe keshtu shitet
shteti gjithmon shqiptart kan hup ne ket menyr si kjo puna e tani 200 serb luajn me 2 miljon kjo asht si p.sh shqiptart qe jan ne diaspor mu qu dhe me prish ato shtete qe jan meju than na kemi drejta ketu ishalla bahet mir por me keta patrioata qe i kemi ne krye jo valla mjer kosova patriota te mbeshtjellur ne UDB
Në përgjigje

Nga : Kosovari Prej : Shqiperi
19.12.2012 19:05
Kosovari!
Ndoshta do ishte me mire me u kthy Serbia prap per ty.
....Se per Kosovaret sigurisht jo,sepse ma i keqi i Kosovareve eshte Melaqja ma e madhe se Serbi me i mire te cilin ti do ti preferonje Kosovareve.
Shteti Shqiptare kur nuk ka hup sic thua ti
nga Shqiptaret .
Shteti Shqiptare ka humb se nuk ka pasur perkrahje nderkombtare sepse fuqite e medha nuk kan dashur me ju ndihmu Shqiptareve....
Asht turp se qfare ke shkru.....
Njeriu jep opinionin e vet te paknaqesise ,por jo te kerkoj miresin ne Serbi ,