E enjte, tetor 30, 2014 Kosova 19:13

Aktuale

Jarinë: Malli deri në 3.5 tonë nuk zhdoganohet

Jarinë...
Jarinë...
Në vendkalimin e integruar kufitar në Jarinë, në mëngjesin e sotëm nuk ka pasur tollovi e as pritje të automjeteve, ndërkohë që kontrollin e komunikacionit në këtë vendkalim, i cili gjendet në aksin rrugor Leposaviq-Rashkë, përveç Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, po e bëjnë edhe pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Samet Gashanin nga Sjenica, transportues, thotë se në vendkalimin kufitar në Jarinë nuk ka pasur kurrfarë problemesh.

Maunën e ngarkuar në Sjenicë, ai po e barte për në Kosovë dhe pas një ndalimi të shkurtër në vendkalimin e integruar kufitar në Jarinë, ai e vazhdon rrugën tutje për në Leposaviq.

Në këtë rrugë vozis tashmë 7 apo 8 vjet. Tash për tash, po funksion gjithçka mirë dhe pa probleme. Nuk ka pritje të gjata. Ndonjëherë kur ka shumë maune ka tollovi, por gjithçka tjetër po funksionon mirë. Unë po transportoj mall për një shkollë në Leposaviq”, tha Gashanian.

x
Edhe vozitësit tjerë, të cilët po kalonin në vendkalimin e integruar kufitar në Jarinë, thanë se që nga vendosja e sistemit të Menaxhimit të Integruar të Kufirit, nuk kanë vërejtur probleme në vendkalime kufitare.

“Është ngjashëm si edhe më parë. Ne nuk po transportojmë mall me akcizë dhe gjithçka është si edhe më parë”, tha një vozitës.

Ngjashëm thotë edhe një kolegë tjetër i tij...

Është normale gjithçka. Nuk ka pritje të gjata dhe nuk kemi probleme me dokumentacion”, tha vozitësi.

Në Jarinë, përveç pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të policisë së EULEX-it dhe zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme  të Serbisë, po qëndronin edhe punëtorët e ndërmarrjes “Novi Pazar put” , të cilët po përfundonin vendosjen e tabelave sinjalizuese të trafikut para vendkalimit kufitar.

Njëri nga punëtorët e kësaj ndërmarrjeje, Safet Alfiroviqit, tha se punimet do të përfundojnë brenda dy ditësh.

x
Ne po i vendosim shenjat e trafikut. Janë rreth 20 shenja dhe do të vendosen 30, të cilat do të betonohen. Këtu po punojmë rreth 15 e më shumë ditë dhe besojmë se brenda dy ditësh do ta përfundojmë punën. Nuk kemi pasur probleme nga askush”, tha Alfiroviq.

Ndryshe, shefi i ekipit për bisedime nga Beogradi, Dejan Paviçeviq, kishte theksuar se, sipas marrëveshjes për pagesën e doganës në vendkalimet e integruara kufitare, për të cilën janë marrë vesh grupet punuese të Prishtinës dhe Beogradit, automjetet me mall pa akcizë do të mund të hyjnë në veri të Kosovës pa u doganuar, sikurse edhe malli me akcizë deri në 3.5 tonelata.

Ai gjithashtu ka theksuar se në vendkalimet kufitare do të kontrollohen dokumentet e mallit që transportohet, por vetëm për statistikë dhe jo për doganim.

Paviçeviq ka theksuar se marrëveshja për menaxhimin Integruar të Kufirit mund të suspendohet në rast se pala kosovare bën obstruksione lidhur me këtë marrëveshje.

Bekim Bislimi

beka.bislimi+gmail.com

Bekim Bislimi ka lindur më 20. 03. 1968 në Vërban të Vitisë. Prej muajit dhjetor të vitit 2001 e deri më tash punon si korrespondent i Radios Evropa e Lirë, për shërbimin në gjuhën shqipe.

Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : fölorini Prej : gjermani
21.12.2012 12:41
Tugin po naj qoni oj qeveri ,po i keni bo kta serb te shejt.Marre per juve qe keni pas pushken ne dore e sot i lejoni serbet te luajn me ju vetem prej frikes qe po e hupni karrigen.Dmth edhe ne luft nuk paski luftu per Kosove por per karrig.E keni pru situaten ne ate pike qe te lutet njeriu te behet serb i Kosoves per me jetu si te shejt

Nga : Bedri Prej : Finland
21.12.2012 12:06
Vetum po pyes: Qka i duhet mielli (3.5 ton)Shkolles fillore ne Leposavic, sa here ne dite, jave apo ne muaj merr miell ajo Shkolle? Ja se si funksionen kontrabanda. Per me i ikur Doganes mielli i dedikur, kishe per Shkolla. Turpi nuk ka kufi. Por kur e lejoin, atehere ai vazhdon.