Ndërlidhjet

Viti i ushtrisë së Kosovës


FSK
FSK
Padyshim vitin 2013 ne veç se e kemi shpallur vitin e ushtrisë së Kosovës-pa dyshim se do të jetë”.

Me këtë fjali e përmbylli konferencën e fundit për media për vitin 2012, Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku.

Ai theksoi, megjithatë, se vendimi përfundimtar për ndryshimin e mandatit, misionit dhe të formës së FSK-së do të jetë në duart e Aleancës Veri-Atlantike.

Ky mekanizëm pritet që në muajin qershor të vitit të ardhshëm të vendos mbi kapacitetet e plota operacionale FSK-së, ndërsa për ta ndihmuar këtë proces kishte instaluar dy mekanizma në vend: Diviizonin Ushtarak këshillues në kuadër të FSK-së dhe Ekipin Këshillues të NATO-s në kuadër të Ministrisë së FSK-së.

Ne verën e vitit të ardhshëm, sipas ministrit Çeku, do të skadojnë “kufizimet ligjore për FSK-në që derivojnë nga pakoja e Ahtisaarit”.

“Të gjitha gjasat janë që NATO-ja, në vendimin e parë që ndoshta do ta marrë në vitin e ardhshëm, është që të aprovojë kapacitetet e plota operacionale dhe të vazhdohet bashkëpunimi i FSK-së me një mision të ri për këto dy struktura, sepse edhe situata do të jetë e re sa i përket FSK-së në vitin 2013”, theksoi ai.

Mirëpo, njohësit e çështjeve të sigurisë në Prishtinë i quajnë joreale pritet për themelimin e një ushtrie të Kosovës brenda vitit të ardhshëm.

Mentor Vrajolli, hulumtues në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) i tha Radios Evropa e Lirë se gjatë vitit 2012 ka pasur ngecje, sikurse në FSK ashtu dhe në NATO, në reformimin strategjik të sektorit të sigurisë.

Më reale do të ishin pritjet për fillimin e viti 2014 pasi që viti 2013 është shumë afër për të pritur ndonjë zhvillim kaq të rëndësishëm që është transformimi apo përmbyllja e kapitullit të fundit të rishikimit të sektorit të sigurisë në përmasa më të mëdha”, tha ai.

Bazuar në planin e Ahtisaarit, Forca e Sigurisë së Kosovës është e paraparë të ketë 2500 pjesëtarë aktivë dhe 800 rezervë, përgjegjës për operacionet e kërkim-shpëtimit dhe të pajisur me armatim të lehtë.
XS
SM
MD
LG