E enjte, prill 24, 2014 Kosova 06:56

Aktuale

Pushtet - opozitë: Ekspertë dhe partizanë në arsim

Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese

Artikujt e ndërlidhur

Audio Gabimi i përvjedhur apo leksioni shkollor?

Një pasus i cili përshkruan rregullat e besimit islam, në botimin e vitit 2005 të librit "Historia 6", është bërë shkak i debateve dhe polemikave ndërmjet autorit të librit dhe përfaqësuesve të Bashkësisë Islame të Kosovës. Ekspertët e sociologjisë së religjionit e vlerësojnë të gabuar shpjegimin në këtë pasus, ndërkaq, zyrtarët e MASHT-it, thonë se ky problem nuk mund të heshtet, ndonëse nuk ka lindur gjatë mandatit të tyre.

Kosova e para në Evropë

Rezultatet e regjistrimit të popullsisë tregojnë se 3.8 për qind e popullatës në Kosovë janë analfabetë të plotë. Sipas ekspertëve të arsimit, shifra ka shënuar rënie, por, megjithatë, mbetet më e larta nëse krahasohet me përqindjen e analfabetizmit në vendet e tjera të Evropës.
Madhësia e shkronjave - +
Gjatë vitit 2012, Kosova ka shënuar një varg arritjesh në fushën e arsimit dhe shkencës, megjithëse ende mbetet mjaft për t’u bërë, ka thënë të mërkurën ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja.

Ai ka theksuar se ministria që ai drejton, gjatë këtij viti ka vazhduar punën për realizimin e aktiviteteve të planifikuara, sipas Planit strategjik të arsimit 2011-2016.

Një pjesë e mirë e aktiviteteve kanë pasur qëllim arritjen e objektivave të arsimit, si ngritja, përfshirja dhe cilësia në arsimin parauniversitar. E kemi renditur si të  parën, botimin e Abetares së përbashkët të gjithë gjeografisë shqiptare. Në fakt, kjo është jashtë Planit strategjik 2011 – 2016, por megjithatë, e kemi renditur si të parën, sepse është një realizim i veçantë".

Ministri Buja ka përmendur edhe realizimin e fushatës për vetëdijesimin  lidhur me arsimimin parashkollor, fillimin e rishikimit të gjithë dokumentacionit pedagogjik parauniversitar në tre gjuhë, mbajtjen, sipas tij me sukses, të maturës shtetërore, si dhe testi i arritshmërisë për klasat e larta.

Ministri Buja ka theksuar se janë ndërmarrë një varg aktivitetesh dhe zhvillimesh të reja në sistemin arsimor në Kosovë, me qëllim të përmirësimit të cilësisë, të mundësive për punësim dhe perspektivë në karrierën e të rinjve në tregun e punës.

Por, ai është shprehur i pakënaqur me drejtuesit e disa njësive akademike.

Në Universitetin e Prishtinës, në nivelin akademik, janë akredituar 4 programe në Fakultetin Ekonomik, 5 në Fakultetin Juridik, 1 program në Fakultetin Filozofik ose në Histori, si dhe 1 program në mjekësisë ose Biomjekësia eksperimentale”.

Të tjerat programe që kanë aplikuar, janë në proces të akreditimit. Jam shumë i pakënaqur me veprimet që kanë bërë njësitë akademike dhe udhëheqësit e këtyre njësive për këtë çështje, sepse Agjencioni i akreditimit ka qenë i gatshëm që të bëj akreditimin e të gjitha atyre programeve që janë të gatshme për t’i hyrë procesit të studimit”, ka thënë Buja.

Në anën tjetër, Eqrem Kryeziu nga Lidhja Demokratike e Kosovës, zëvendëskryetar i parë në Komisionin Parlamentar për Arsim, Rini, Kulturë, Sport, Qeverisje Lokale dhe Media, ka theksuar se vërejtjet më të mëdha në fushën e arsimit në Kosovë kanë të bëjnë me çështjen e punësimit të kuadrove në  kuadrove.

Duke qenë se arsimi merr një kontingjent të madh njerëzish, natyrisht që partia në pushtet është kujdesur që t'i ‘qërojë’ nga marrëdhënia e punës njerëzit që nuk pajtohen me të ose i shantazhin që të bëhen veprimtarë të saj, për të ruajtur bukën e gojës. Një qasje e tillë sjellë shumë deformime edhe në shoqërinë tonë”, u shpreh ai.

Me gjithë këtë, Kryeziu ka përshëndetur zyrtarizimin e Universitetit të Pejës dhe Universitetit të Prizrenit, pavarësisht kritikave të cilat ditë më parë i ka adresuar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili i ka theksuar se në Kosovë po hapen “universitete të mahallëve”. 

Kryeziu ka theksuar se, kritika bie jo mbi hapjen e universiteteve por, për kualitetin e tyre.

Në aspektin e kualitetit, është e vërtetë se shpesh herë aty ka njerëz që e kanë kryer vetëm për batchelor. Do të thotë, nuk marrin ekspertë, por marrin partizanët e tyre”, tha Kryeziu.

Ndryshe, ministri Buja, ka dhënë sqarime lidhur me ndryshimet eventuale në librat shkollorë të historisë, për heqjen, siç thuhet, të gjuhës së urrejtjes.

Këto ndryshime, që janë kërkuar që të bëhen, janë në përpurthje me një kërkesë të Komisionit Evropian, që nga vitit 2004, kryesisht për vendet e Ballkanit, që të ndryshoj, për aq sa mundet, gjuha e urrejtjes e shkruar në librat e historisë apo në librat e tjerë”.

Atëherë, konform kësaj marrëveshje ose këtij sugjerimi nga Komisioni Evropian, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e ka bërë një komision profesional, që ka bërë punën e tij. Unë, para pak minutash, në tavolinën time mora raportin e tyre dhe nuk mund të flas tash saktësisht për të. Por, së shpejti do t’ju them saktësisht se çfarë ka bërë ky komision dhe ku ka ndërhyrë”.

Sidoqoftë, ministri Buja ka theksuar se në dikasterin që ai drejton do të vazhdohet  edhe më tutje me realizimin e objektivave, të cilat konsiderohen si prioritet në fushën e arsimit në Kosovë.

Bekim Bislimi

beka.bislimi+gmail.com

Bekim Bislimi ka lindur më 20. 03. 1968 në Vërban të Vitisë. Prej muajit dhjetor të vitit 2001 e deri më tash punon si korrespondent i Radios Evropa e Lirë, për shërbimin në gjuhën shqipe.
Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum