E premte, gusht 01, 2014 Kosova 13:51

Aktuale

SHBA paralajmëron Shqipërinë për deklaratat nacionaliste

Ilustrim
Ilustrim
RFE /RL
Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar liderët e Shqipërisë që të ndalojnë me deklaratat nacionaliste, sepse rrezikojnë destabilizimin e rajonit.

Agjencia e lajmeve Reuters citon letrën e Departamentit amerikan të Shtetit, drejtuar Ministrisë së Jashtme në Tiranë, e cila thotë se liderët shqiptarë janë duke u hedhur në “territor potencialisht të rrezikshëm”, marrë parasysh historinë e konflikteve etnike në Ballkan.

“Deklaratat e tilla, jo vetëm se nxisin sjellje të zjarrtë dhe shmangie nga prioritetet e këtij rajoni, por edhe dhunë potenciale, ashtu si edhe shkatërrim të paqes dhe stabilitetit dhe ndikim në marrëdhëniet tona”, thuhet në letrën e DASH-it, citon Reuters.

Po sipas kësaj agjencie ndërkombëtare, letra u bën thirrje politikanëve shqiptarë që të qëndrojnë “jashtë punëve të Serbisë”, e cila “ndodhet në bisedime delikate për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”.

Zëdhënësi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë nuk ka pranuar të komentojë letrën.

Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka folur disa herë për bashkimin e Shqipërisë dhe të Kosovës në një shtet.

Ai po ashtu ka paralajmëruar shqyrtim të marrëdhënieve me Serbinë, pas heqjes në Preshevë të lapidarit të ushtarëve të rënë të UÇPMB-së, nga ana e xhandarmërisë serbe.(v.tela)
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : kroj Prej : ameriken veriore
16.02.2013 18:52
Besoj se shba-at e kan menduar mire kete reagim ndaj shqipetarve.Kjo duhet te jet vetem si reagim ndaj shqipetarve qe mos te nxisin nacionalizem. Por nje eshte e diture qe shqiptaret do te lidhen, bashkohen natyralish.Dhe kjo sigurisht Shba-s nuk i pengon dhe nuk do i pengoj.Ghithe ashtu mardhanjet shqiptaro- shqiptare nuk jan dhe nuk bine ne kundershtim me as nje kriter apo prishje te ndoni rregulli nderkombetar.Por kjo vetem qe do e shtonte nje stabilitet ne rajon.

Nga : dardan Prej : stockholm
16.02.2013 16:22
Amerika eshte e dashur per Shqiptaret per ndalimin e ekzodit dhe gjenocidit qe pregaditi Serbia nen heshtjene Europes.
Por nese Departamenti Amerikan mendon se mardhenjet e Shqiptareve dhe USA-s mund te prishen per arsyet natyrale dhe te drejten e plote te Shqiptareve ne Ballkan,eshte per keqardhje.
Amerika asnjehere nuk reagoi ndaj deklaratave Greke dhe Serbe,por iu bashkangjit heshtjes Europiane dhe rringjalljes se nacionalizmit Greko-Serbe kunder Shqiptareve.
Paramendone Greqin e cila kerkon qe transporti per Athine te behet nga Mjete dhe Autobuse te Greqise dhe i ve ultimatum ministrit te jashtem Shqiptare qe sa me shpejt tu ndaloj transportimin e udhtareve per Greqi Autobuseve te biznismeneve Shqiptare.PARADOX.
Amerika nuk duhet te mendoj se CAMERIA do te harohet dhe gjenerali Anglez qe beri gjenocid dhe aq masakra cnjerzore se bashku me nazistin ZVERA me te cilin Amerikanet ishin partner.
Amerika nese don te jet mik me Shqiptaret le te qendroj mik.nese jo let e bej aleance perseri me llojet e Zveres ne Greqi dhe Miloshevicit ne Serbi.
E ne do te kujtojm gjithmon miqte Amerikan qe na ndihmuan e jo keta qe mundohen te na riskllaverojn.
Ajo Amerik te ciles Shqiptaret i perkulen i ka edhe lideret e saj qe nuk veprojn me por qe ndihmuan.
Kombi Shqiptare mbi Ameriken dhe me respekt per Ameriken e Madelein Ollbraitit Bill Clintonit e Xhorxh Bushit.