E shtunë, gusht 23, 2014 Kosova 05:34

Kronika

Fillon zbatimi i IBM-së

Fillon zbatimi i IBM-së mes Kosovës dhe Serbisëi
X
10.12.2012
Zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës dhe ata të Doganës, kanë bërë të ditur se në vendkalimin kufitar në Merdare dhe Jarinë ka nisur zbatimi i marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, që ndryshe njihet edhe si IBM.

Fillon zbatimi i IBM-së mes Kosovës dhe Serbisë

Zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës dhe ata të Doganës, kanë bërë të ditur se në vendkalimin kufitar në Merdare dhe Jarinë ka nisur zbatimi i marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, që ndryshe njihet edhe si IBM.

Sipas tyre, autoritetet doganore nga Republika e Kosovës dhe ajo e Serbisë që nga dje kanë qenë të pranishëm në vendet e tyre të reja të punës në Merdare.

Udhëheqësi i ekipeve teknike për Menaxhimin e Integruar të Kufijve, Fisnik Rexhepi, tha se marrëveshja për IBM-në tashmë ka nisur së zbatuari në të gjitha vendkalimet kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë.

Sot në orën 8 ka nisur zbatimi i marrëveshjes së menaxhimit të integruar të kufirit. Në orën tetë është hapur edhe zyrtarisht pika kufitar në Jarinë. Sa i takon pikës kufitar në Merdare që ka qenë përgjegjësi e institucioneve të Kosovës për të përgatitur infrastrukturën, gjitha përgatitjet janë bërë me kohë dhe tash kjo pikë është funksionale”, tha Rexhepi.

Merdare...Merdare...
x
Merdare...
Merdare...
Ai ka thënë se në krahasim me përfundimin e punëve me kohë në vendkalimin kufitar në Merdare, punët në vendkalimin e Jarinës kanë pasur disa pengesa, deri sa ai vendkalim është bërë funksional.

Në Jarinë ka pasur disa vështirësi teknike meqë pala serbe nuk ka arritur me kohe t’i kryejë të gjitha punimet sipas pajtueshmërisë të cilën e kemi pas më herët, duke u arsyetuar në protesta dhe kushte atmosferike të cilat kanë qenë më herët. Mirëpo, me rëndësi është që zbatimi i menaxhimit të integruar të kufirit ka filluar edhe në Jarinë”, tha Rexhepi.

Edhe shefi i degës Doganore në Merdare, Shkelzen Osmani tha për Radion Evropa e Lirë se marrëveshja për IBM-në tashmë ka nisur së zbatuari dhe nuk ka asnjë problem. Sipas tij, doganierët serbë, që nga e diela, janë vendosur në objektet të cilat i kanë ndërtuar autoritetet kosovare.

Gjithsesi, zbatimi i marrëveshjes së IBM-së ka nisur dhe punët në vendkalimin kufitar janë duke shkuar mirë. Deri më tash nuk ka automjete të renda, por ato të vogla janë duke qarkulluar”, tha Osmani.

Nga ana tjetër, shefi i ekipit negociator të Beogradit në dialogun teknik me Prishtinën, Dejan Paviçeviq, ka theksuar se procedura për vendkalim mbetet e njëjta, gjegjësisht, se aty mund të kalohet me letërnjoftim.

Këtu janë pjesëtarët e EULEX-it dhe pjesëtarët e policisë sonë. Nuk kah kurrfarë simbolesh dhe shënimesh. Procedura mbetet e njëjtë, siç ka qenë, ashtu siç është marrë vesh dhe në përputhshmëri me të gjitha marrëveshjet nga Brukseli, si dhe garancive, të cilat Qeveria e Serbisë ua ka dhënë qytetarëve tanë të territorit të Kosovës”.

Qytetarët, ashtu sikurse edhe deri më tash, do të kenë nevojë vetëm për letërnjoftim. Asgjë nuk ndryshon sa i përket regjimit. Ashtu siç është arritur marrëveshja dhe siç ka thënë kryeministri Daçiq, ashtu edhe mbetet”, ka theksuar Paviçeviq, me rastin e fillimit të zbatimit të marrëveshjes së IBM-së.

Jarinë...Jarinë...
x
Jarinë...
Jarinë...
Ndryshe, udhëheqësit e institucioneve të Kosovës kanë deklaruar se zbatimi i marrëveshjes së IBM-së është një obligim i të dyja shteteve dhe garantues i saj është Bashkimi Evropian.

Fillimin e zbatimit të marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit ndërmjet Kosovës e Serbisë e kanë mirëpritur edhe zyrtarët e EULEX-it.

Ajo që është më e rëndësishmja këtu është që menaxhimi i integruar i kufijve bëhet  për mirëqenien e njerëzve. Por, normalisht komunikimin lidhur me të gjitha detajet duhet ta bëjnë Prishtina dhe Beogradi”, tha zëdhënësja e EULEX-it në Kosovë, Irina Gudeleviq,

Thuhet se me fillimin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje, para së gjithash do të luftohet kontrabanda dhe fenomenet tjera negative që kanë ndodhur në kufirin ndërshtetëror në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Serbët në veri të Kosovës kanë thënë se pas takimit dhe premtimeve nga ana e autoriteteve të Serbisë, kanë pezulluar përkohësisht protestat në afërsi të vendkalimeve kufitare në këtë pjesë, përkatësisht në Jarinë, ku ditëve të fundit kishin bllokuar qarkullimin.

Megjithatë, ata kanë deklaruar se do të mund t’i rinisin protestat dhe t’i radikalizojnë ato, po qe se bëhet vendosja e doganave klasike në veri.

Arton Konushevci

arton.konushevci+gmail.com

Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka një fëmijë.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Kosovari
15.12.2012 14:34
IBM -nuk ekziston ndermjet Serbise dhe Kosoves kur eshte ne pyetje kontrolli kufitar deri ne momentin qe te konfirmoj Bashkimi Europian kete marveshje si IBM- kjo mund te jete gjithqka por jo IBM.
Shendet

Nga : Faik Prej : GJermani
10.12.2012 17:23
Zonja Iliriane kjo qka po ndodhe ose qka po behet ne kufirin ne Merdare eshte:
Me rrovr te rrova Brisku i BERBERIT.
Kjo nuke eshte asgje qe 25 vite neper Bote kurr deri qitu nuke pashe Kufi Shteteror pa Flamur.

Nga : Iliriana Prej : prishtine
10.12.2012 11:06
As qe po kuptoj send prej kesaj pune...edhe ju mediat, sqarone bre pak...
Në përgjigje

Nga : ded Prej : itali
10.12.2012 19:32
O qysh nuk po kuptohet Hin e Dil ose Dil e Hin, po qysh spo kuptohet. Paskan dal si mu kan naj e pamje po athu kush ju paska vdek, Un ket spo e kuptoj